Komisioni Evropian i ka ndarë 50 milionë euro për Kosovën, ka njoftuar Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Syunyong.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në postimin e bërë në Twitter, Syunyong ka thënë se përmes kësaj ndihme tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e problemeve të shkaktuara nga pandemia.
Më tej, ai ka shtuar se do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet e vendit tonë në zbatimin e politikave efektive që kanë qëllim rimëkëmbjen më të shpejtë dhe rritjen e qëndrueshme e stabile ekonomike.

“Komisioni Evropian i ka ndarë sot 50 milionë EUR për Kosovën në kuadër të huasë për asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh tashmë janë ndarë prë Kosovën, duke çuar totalin në 100. Kjo tregon mbështetjen e BE-së për adresimin e problemeve socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia” – ka shkruar ai.
Në kuadër të ndihmës, KE-ja ka ndarë 400 milionë për Tunizinë, 50 për Kosovën, 30 për Malin e Zi, 80 për Maqedoninë e Veriut.




