Një qen me emrin Roxy, që ishte e padëshiruar për katër vjet tani është bërë pjesë e stafit të kërkimit të eksplozivëve në Britani.
Roxy ishte shpëtuar nga oficerët në vitin 2017 dhe ishte strehuar në qendrën e kafshëve në West Hatch, Somerset, shkruan The SUN.
Qeni dhe administruesja PC Camilla Carter përfunduan trajnimin e tyre vitin e kaluar. “Roxy është një super yll. Ajo është inteligjente, shumë sistematike dhe e plotë “, tha pjesëtarja e ekipit.
Roxy, ka përdorur hundën e saj përpara ngjarjeve të mëdha duke përfshirë dasmën e Princeshës Beatrice dhe varrimin e Princit Philip.