Muzeumet e Krujës tashmë ofrohen falas për t’i vizituar online përmes aplikacionit “Muzeumet e Krujës”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kudo që të jeni, muzeumet e Krujës, këtij qyteti me simbolika të forta kombëtare, i keni vetëm një klik larg. Një ftesë për t’i shijuar nga afër. Shkarkoni falas aplikacionin “Muzeumet e Krujës” për platformat Android dhe iOS.
Tashmë, prej disa kohësh, shumë muze në vend janë duke përdorur aplikacione për t’u mundësuar vizitorëve të shijojnë thesaret e tyre përmes internetit, një mundësi kjo e nxitur edhe nga masat kufizuese dhe mënyrën e re të jetesës që imponoi pandemia COVID-19.

Ky shërbim vjen pa asnjë lloj pagese dhe gjithashtu jo vetëm për ata persona që jetojnë brenda vendit, por edhe jashtë tij.




