Arkitekti Carlo Mazzei është arbëreshi i parë i cili po kandidon për kryetar bashkie në Romë. Ai kandidon përballë dy rivalëve të tij, Francesco Laddaga dhe Alessandro Luparelli.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai ka lindur në Catanzaro që është një qytet në Kalabri dhe në moshën 18-vjeçare është zhvendosur në Romë. Hapat e parë në politikë Mazzei i nisi si kreu i Forumit Rinor në Partinë Demokratike në Itali. Ai është edhe sekretar i njërës prej degëve PD-së në “La Spezia”. Arkitekti arbëresh përfaqëson edhe vlerat e familjes dhe të mbarë arbëreshëve të Kalabrisë e jo vetëm.
Mazzei ka spikatur si koordinator në këtë fushatë elektorale duke bërë histori dhe duke përcjellë artin e të bërit politikë me shembullin personal, me përkushtim të vazhdueshëm, me guxim dhe vision për të ardhme politike të vendit.





