Është zbuluar se fëmijët që rriten në familje me konflikte, pëfundojnë më vonë me probleme me ambientimin në shoqëri. Një studim i bërë në Universitetin e Nju Jorkut tregoi se fëmijët e rritur nga prindër të divorcuar, u ndikuan më tepër negativisht nga fjalët e prindërve gjatë ndarjes, se sa nga vetë ndarja. Me pak fjalë, konfliktet midis prindërve në familje ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijëve, në ambientimin e tyre në shoqëri, në arritjet në shkollë, dhe më e rëndësishmja, në marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.

Ndoshta vërtet konfliktet nuk mund të shmangen, ama prindërit duhet ta shmangin përfshirjen e fëmijës së tyre në konflikt. Ata mund ta shmangin vendosjen e fëmijës së tyre në pozita për të zgjedhur. Mos e detyroni fëmijën tuaj të bëhet pjesë e inateve dhe hatërmbetjeve tuaja, sepse ju nuk keni si e kuptoni një ditë më vonë, apo një javë më vonë dëmin që i bëni fëmijës suaj. E kuptoni pas disa vitesh e dekadash, kur fëmija juaj rritet dhe veprimet tuaja nuk mund të zhbëhen më. Në atë kohë, ato kanë lënë pasoja të pariparueshme në jetën e fëmijës suaj.

Lexo po ashtu:  Gjuha e trupit/ Tre veprimet që tradhëtojnë gënjeshtarët

Nëse fëmijët shohin që prindërit tregojnë empati dhe sillen mirë me njëri-tjetrin, arrijnë të marrin vlerat e duhura në jetë. Ata nuk veprojnë siç u kërkoni ju të veprojnë. Ata veprojnë, ashtu siç ju veproni, ndaj bëni kujdes me veprimet dhe zgjedhjet tuaja, sepse ato do të jenë veprimet dhe zgjedhjet që fëmija juaj do të bëjë në të ardhmen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *