Ish-presindenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se nuk do të votojë në zgjedhjet e përgjithshme duke shtuar se procesi do të gjenerojë një qeveri pa mandat popullor.

“Nuk do të votoj. Dhe arsyeja kryesore është se po dëshmoj se një pjesë e madhe e njerëzve janë lënë mënjanë. Një qeveri e dobët po vjen në pushtet. Dhe një qeveri e dobët do të dobësojë situatën në Iran; situatën e brendshme dhe marrëdhëniet tona me botën”, i tha ai gazetës “The Telegraph”.

Ahmadinejad u përjashtua nga e drejta për të kandiduar për president nga Këshilli i Gardës Revolucionare, ndonëse mbetet në drejtimin e krahut populist në vend. Zgjedhjet mbahen për zgjedhjen e pasuesit së Hassan Rouhanit, presidentit reformator që ka drejtuar vendin që nga viti 2013 dhe kandidati më favorit është Ebrahim Raisi, një klerik që përshkruhet në mediat perëndimore si njeri i vijës së ashpër e që preferohet nga lideri supreme, Ayatollah Ali Khamenei.

Lexo po ashtu:  Përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së e kanë pëshëndetur heqjen e të gjitha tarifave ndaj Serbisë nga qeveria Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *