SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË: REAGIM
Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) reagon ashpër lidhur me fjalorin e përdorur nga zv. drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ndaj deputetes, njëherit kryetarës së Komisionit Parlamentar për Media, Doarsa Kica.
Gjuha e përdorur nga zv. drejtori Shala është e turpshme dhe e pamoralshme, dhe si e tillë ka shkaktuar indinjatë të thellë edhe në mesin e të punësurve të RTK-së.
Sindikata distancohet nga ky fjalor i gërditshëm dhe primitiv, duke kërkuar që ky person të shkarkohet menjeherë nga të gjitha përgjegjësitë në RTK.
Nuk është hera e parë që ky person, në cilësinë e drejtorit si dhe të zv. drejtorit gjeneral të RTK-së, përdor fjalor fyes e denigrues ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë.
Me respekt,
Fadil B.Hoxha
Kryetar I SPRTK-së