Autoritetet Kubane thanë se testet treguan se vaksina e tyre e koronavirusit ishte 92.28 përqind e efektshme.
Qendra Kubane për Inxhinieri Gjenetike dhe Bioteknologji (CIGB) tha në Twitter se ishte vaksina Abdal.
“Kuba aktualisht ka pesë vaksina të mundshme anti-COVID. Soberana 2 ka një efikasitet prej 62 përqind, ndërsa Abdala tregoi një efikasitet prej 92.28 përqind. Kuba do të jetë vendi i parë në botë që vaksinon popullatën ekskluzivisht me mundësi të brendshme”, tha deklarata.
Rezultatet e mira të hulumtimit u mirëpritën gjithashtu nga Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel.
“Efektiviteti i vaksinës Abdal është diçka për të cilën duhet të jemi krenarë. Përkundër të gjitha pengesave, shkencëtarët tanë na kanë dhënë dy vaksina efektive,” tha Diaz-Canel në një mesazh në Twitter.