Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare, Donald Rumsfeld, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes në presidencën e Gerald Ford dhe George Bush. Shkaku i vdekjes raportohet të ketë qenë kanceri në kocka.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Rumsfeld do të mbahet mend si fytyra e asaj që u quajt Lufta Kundër Terrorit, që nis nën presidencën amerikane të Bush në vitin 2001, menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit.
Rumsfeld ndante një miqësi të ngushtë me një tjetër të ashtuquajtur “skifter” në Shtëpinë Bardhë, ish-zv.presidentin Dick Cheney, ndërkohë që për karakterin e vet dhe natyrën luftarake politike është konsideruar prej disave si sekretari më i fuqishëm i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes që nga Robert S. McNamara që shërbeu gjatë Luftës së Vietnamit.





