Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Mund të themi lirisht që suksesi i shtetit zviceran në dy prej ngjarjeve më të mëdha botërore, atë të Eurovision dhe Euro 2020, erdhi pikërisht nga kontributi i djemve shqiptarë në këto fusha.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gjon Tear’s, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri padyshim që janë bërë edhe emrat më të përfolur në Zvicër, kjo falë suksesit që ata i siguruan këtij shteti. I pari në Festivalin e Këngës “Eurovision” dhe dy të fundit në lojën që u zhvillua mbrëmë e që Zvicrës i siguroi vendin në çerekfinale të Kompionatit Evropian, për herë të parë, duke e mposhtur ekipin favorit për ta fituar Euro 2020, Francën.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy djemtë kosovarë që mbrëmë dëshmuan për profesionalizmin e tyre në fushë e madje UEFA e shpërbleu Granit Xhakën me çmimin lojtari i ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e dytë në të cilën kontributi i kosovarëve në ekipin zviceran ishte vendimtar për përparimin e tij në Euro 2020.

Lexo po ashtu:  Pas Budapestit, edhe Praga do të ketë një shesh me emrin “Skënderbej”

Teksa flasim për suksesin e djemve kosovarë mbrëmë, kthehemi vetëm një muaj prapa dhe kujtojmë suksesin e jashtëzakonshëm të Gjon Muharremit në Eurovision.

Me emrin artistik Gjon’s Tears, ky ishte shqiptari tjetër i cili përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” në Eurovision e kështu arriti të ja siguroj shtetit zviceran vendin e tetë në këtë garë të madhe të këngës.

Madje, Gjon’s Tears ishte në vendin e parë me 267 pikë mirëpo në fund votat e audiencës e shtynë Italinë në krye, por kjo nuk ka ndikuar asgjë tek artisti pasi për të të jesh fitues nuk do të thotë të jesh më i miri, por më i njohuri.

Gjoni me paraqitjen e tij, siguroi një nga rezultatet më të mira për Zvicrën në Eurovision.

Sukseset e tyre kanë bërë që t’i dojë edhe bota e shqiptarët janë më krenarë se asnjëherë për këto sukses të jashtëzakonshme të djemve brenda vetëm një muaji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *