Një këlysh luani 28 000 vjeçar është gjetur në vitin 2018, shtatë metra nën tokë në një tunel të ngrirë në Arktikun Siberian.

Në atë kohë, zbulimi u bë nga Pavel Efimov, i cili e referoi gjetjen në Akademinë Ruse të Shkencave në Yakutsk. Një ekip studiuesish u dërgua menjëherë për kërkime më të thelluara në Belaya Gora, në bregun e lumit Indigirka. Ajo që gjetën atje ishte një nga kafshët e ruajtura më mirë që nga Epoka e Akullnajave. I vogli i luanit kishte ende të paprekura dhëmbët, lëkurën, kthetrat dhe madje edhe mustaqet.

Këlyshi, të cilin shkencëtari Valery Plotnikov dhe kolegët e quajtën Spartak, u gjet vetëm 15 metra larg nga një tjetër këlysh luani, Boris, që vendasit e kishin zbuluar një vit më parë. Fillimisht u mendua se dy këlyshët ishin të një nëne. Por një studim mbi gjetjet, i botuar këtë javë, doli në konkluzionin se dy këlyshët jetuan në distancë kohore 15 000 vjet nga njëri-tjetri. Analizat e karbonit përcaktuan se mosha e Borisit ishte 43 448 vjeç. Një skanim CT dhe testet gjenetike nxorën më tej se këlyshi i vogël, pra Spartaku, ishte në të vërtetë femër dhe u quajt Sparta.

Lexo po ashtu:  Komplimento, përqafo, dhuro dashuri! Bota ka nevojë për ndjenja!

Luanët e shpellave janë zhdukur rreth 14 000 vjet më parë.

Studimi provoi se të dy këlyshët ishin vetëm një ose dy muajsh kur ndërruan jetë. Ekzaminimi i trupave nuk konstatoi asnjë shenjë se ata mund të ishin vrarë nga një grabitqar. Hipoteza që mbetet është se mund të kishin rënë dhe ishin bllokuar, ose kane ngecur në baltë. Studimi zbulon edhe disa të dhëna të rëndësishme në lidhje me evolucionin e luanit euroaziatik të shpellave. Gëzofi i të dy këlyshëve ishte i ngjashëm me ato të këlyshëve të luanëve të sotëm afrikanë, por me një shtresë të gjatë e të trashë leshi, që u ka shërbyer për t’u mbrojtur nga i ftohti.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se dhëmbët kishin dalë në një moshë më të hershme sesa ndodh me luanët afrikanë sot, çka sugjeron se, për shkak të dimrave më të ashpër “këlyshët duhej të zhvilloheshin më shpejt dhe të ishin në gjendje të hanin mish në një moshë më të re“.

Lexo po ashtu:  “Ti nuk ma shprehe asnjëherë dashurinë”. Dialog prekës mes dy të dashuruarve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *