Servilizmi mediatik për mbështetjen e minishengeni nuk ka të ndalur. Armiku më i ri i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë shtë shpallur Albin Kurti. Që ia ka prishur midenë kryeministrit të Shqipërisë, që e di shumë mirë se në Kosovë nuk para e honepsin. Ta lëmë mënjanë gjykimin mbi nismën, përmbajtjen e saj. Të merremi me sjelljen e z. Rama që hedh gurin e fsheh dorën pas zhurmës që bën media pranë tij.

Kur në Shkup u njoftua Open Balkan, z. Rama deklaroi se nuk do të priste Europën për të rregulluar të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë. Sepse në fakt fëmijët tanë po i siguron z. Rama. Tani që ka një debat të brendshëm në Shqipëri, z. Rama shfrytëzon një qëndrim të një zëdhënësi të qeverisë gjermane në media, për të deklaruar se Open Balkans e mbështet edhe Gjermania. Dhe me fjalën Gjermani po do të kompleksojë këdo që i del kundër. Po a nuk ishte ky që nuk do priste Europën? Si vallë një kryeministër tregton tituj mediash për qëndrime zyrtare? Nuk ka ky komunikim zyrtar?

Lexo po ashtu:  Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Nuk është vetëm Kosova kundër Open Balkan. Bosnja dhe Mali i Zi janë po ashtu të ftohtë ndaj nismës. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, Nemanja Starovic deklaronte më 29 korrik se nisma është lokale, pra e vendeve ballkanike, se festa i është dërguar Sarajevës, Podgoricës dhe Prishtinës dhe se nuk ndonjë përgjigje.

Pe atëherë në Tiranë ka sulm vetëm ndaj Albin Kurtit dhe Kosovës? Përgjigja është vetëm një: elektorale.

Nga ana tjetër, pala gjermane ka shprehur një qëndrim për Minishengenin në janar të vitit 2020 kur për resublica përmes Ministrisë së Jashtme shprehej se:

“Thellimi i bashkëpunimit rajonal është një prioritet i Procesit të Berlinit dhe një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes europiane të Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye, ne mirëpresim të gjitha nismat që i japin një shtysë të re integrimit rajonal. Për Gjermaninë mbetet me rëndësi kruciale që një progres i tillë të përfshijë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nismat të jenë në një linjë me detyrimet në fuqi – konkretisht CEFTA dhe Zona Ekonomike Rajonale – në mënyrë që të shmanget fragmentarizimi i mëtejshëm i rajonit”.

Pra nga 6 vende, vetëm 3 janë përfshirë dhe nuk dihet nëse rëndësia kryciale e gjithëpërfshirjes të ketë ndryshuar së fundmi. Është e qartë se z. Rama po bën zhurmë, shumë zhurmë dhe asgjë nuk do qullosë. Sepse ai është ustai i zhurmës politike në këtë vend. Dhe i gënjeshtrës ndaj popullit të vet. Në dallim nga serbët që së paku nuk fshehin as interesin e vet dhe as faktin se nisma po ka vështirësi. Është ndër rastet e rallë që një vend i tërë vuan në qeverisje komplekset e një kryeministri. Që na shiten edhe për llogari strategjike.

Lexo po ashtu:  Kosova duhet ta injorojë Jugo-Kompleksin e elitave të Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *