Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Kosova nuk ka asnjë ngjashmëri me Afganistanin !

 Dallimi asimetrik i Kosovës nga Afganistani qëndron në faktin e pakundërshtueshëm se, shqiptarët dhe UÇK-ja e Adem Jasharit, Amerikën e pritën me lule dhe me ballëhapur si aleate, si mike dhe si shpëtimtare historike të Kosovës, kurse talebanët e Afaganistanit e pritën me plumba dhe me armiqësi, jo më pak se 20-vjeçare. Pradaj, çdo karhasim i Kosovës me Afganistanin është i gabueshëm, i papranueshëm, absurd dhe me prapavijë politike antiamerikane dhe antishqiptare, që favorizon propagandimin e ndyrë dhe vulgar çetniko-fashist serbomadh, se gjoja “Amerika do të tërheqet nga Kosova, ashtu sikurse nga Afaganistani” !?

-Tërheqja e Amerikës nga Afganistani është çështje vetëm e Amerikës, jo e Serbisë e as e argatëve të saj shqipfolës  në Kosovë dhe në Shqipëri. Gjithashtu, është çështje e Amerikës sesa do të qëndrojë në Kosovë me trupat e asaj ushtarake. Këtë nuk e di askush. Ndaj, janë të dëmshme spekulimet propagandistike armiqësore dhe “ëndrrat e bukura” të pushtuesve serbë, si dhe të hyzmeqarëve të tyre shqipfolës, se gjoja “një ditë, Amerika, do të tërheqej nga Kosova, ashtu sikurse nga Afganistani” ! Ky është një krahasim idiotik dhe banal antiqmerikan dhe antishqiptar, “realizimin” e të cilit, do ta përqafonin edhe Aleksandër Vuçiqi (presidenti serb), edhe ultranaionalisti çetniko-fashist dhe kriminel serb Vojsilav Shesheli me Beogradin e tyre zyrtar, si dhe me bishtat dhe me klyshët e tyre shqipfolës në Ballkan. Mirëpo, një gjë e tillë, siç ndodhi tërheqja e Amerikës nga Afganistani kurrë nuk do të “reprizohet”  në Kosovë, sepse Kosova është shtet amerikan, i çliruar, i krijuar dhe i pavarësuar nga Amerika. Ky është dallimi thelbësor mes Kosovës dhe Afaganistanit.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët e Krahinës së Preshevës duhet të kenë vende të rezervuara për Parlament të Serbisë

Për më tepër, shqiptarët janë jo vetëm aleatë, por edhe miq të ngushtë dhe të pandashëm me amerikanët dhe me Amerikën, të cilën së bashku me aleatët e saj evropianoperëndimorë e kanë pritur me lule dhe me përzemërsi miqësore falënderuese për gjithë mbështetjen e tyre lufatarke, politikike, diplomnatike dhe humanitare  për çlirimin dhe për shpëtimin e Kosovës dhe të 2 milionë e gjysmë shqiptarëve nga terrori gjenocid i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Prandaj, të gjithë ata liderë politikë dhe  “kalemxhinj”  shkarravitës të masmediave të ndryshme serbe dhe proserbe,  që tërheqjen e Amerikës nga Afganistani, “një ditë e  parashikojnë” edhe në rastin e Kosovës, janë naivë dhe të verbër, sepse ky  krahasim negativ, është produkt i politikës propagandistike kolonialiste të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit,  i cili me bashkëmendimtarët dhe me bashkëliderët e tij, po ëndërron që Kosovën me luftë, ta rikthejë në rezervatin kolonial shekullor të Beogradit.  Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë kurrë, pavarësisht nga shpresat, nga iluzionet e shkreta dhe jorealiste të ambicieve dhe të pretendimeve kolonialiste të Serbisë së Madhe ndaj Kosovës së pavarur.

-Ata skribomanë shqipfolës, që me  mediat e tyre  po mbjellin strategjinë e frikësimit në popull se gjoja  “Serbia për 3-4 orë e pushton Kosovën, në rast se e braktis Amerika”, menjëherë duhet të procedohen në gjyq, për shkak të përhapjes së dezinformacioneve të tilla armiqësore proserbe, të cilat, ndër tjera,  mund të ndikojnë, edhe në rritjen e numrit të shpërnguljes së qytetarëve nga Kosova.

Lexo po ashtu:  Janullatosi takon Fredi Belerin në burg

Mirëpo, pavarësisht nga përhapja e një propagande të tillë të rrezikshme dhe armiqësore antiamerikane dhe antishqiptare, institucionet dhe orgnat shtetërore përkatëse  të Kosovës (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Prokuroria) nuk duhet të zihen në gjumë, por urgjentisht nevojitet që, propaganduesit e tillë proserbë të kapen dhe të dënohen nga gjykatat përkatëse, si dhe t’i gjobisin “firmat” e tyre private të dezinfomimit të qytetarëve.

Së këndejmi shqiptarët në Kosovë nuk duhet të frikësohen dhe të bijnë pre e dezinformacioneve propagandistike të masmediave të Beogradit, të Prishtinës, të Tiranës, të Athinës e as të Shkupit (të cilat me pompë kanë filluar të përçojnë mesazhin serbo-ruso-kinez etj.) se “Amerika një ditë, do ta braktisë Kosovën, ashtu siç bëri me Afganistanin”!

Ky është një mashtrim sui generis dhe një idiotizëm politiko-propagandistik serbomadh dhe i marionetave të tij shqipfolëse për t’i frikësuar shqiptarët në Kosovë, se gjoja “Amerika përkohësisht është e pranishme në Kosovë”!?

Mirëpo, mos u frikësoni nga matrapazët dezinfomues proserbë (sepse ata paguhen që ta ndihmojnë Serbinë për t’u kthyer në Kosovë), por binduni se Amerika nuk do ta braktisë Kosovën, sepse është pjesë e historisë, e pavarësisë, e politikës, e diplomacisë, e luftës, e investimit dhe e demokracisë së saj.

Prandaj, të gjithë ata armiq të Amerikës dhe të Kosovës (qofshin serbë apo joserbë), që po dezinformojnë dhe kanë filluar të bëjnë panik te shqiptarët në Kosovë se  kinse “pas tërheqjes nga Afganistani, Amerika do të tërheqet edhe nga Kosova”,  do të zhgënjehen keq, se Amerika nuk do të largohet nga Kosova as sot e as nesër, mbase e ka shpëtuar nga gjenocidi, e ka çliruar dhe e ka pavarësuar nga sundimi kolonial shekullor i Serbisë kolonialiste pushtuese (1912-1999).

Lexo po ashtu:  Nuk kërkon kush të përsosurin, por normalin

Prandaj, Kosova nuk është vetëm e shqiptarëve, por edhe e heronjve të gjallë-burrështetasve të Amerikës  së Bill Clinton-it, të George W, Bush-it dhe të Joseph Biden-it.  Ndaj, së bashku me gjithë popullin e Kosovës dhe me aleatët e saj të NATO-s, Amerika e ka të drejtën e plotë që me të gjitha mjetet juridike, ligjore  dhe ushtarake ta mbrojë Republikën e Kosovës  nga çdo agresion eventual  qoftë nga Serbia, qoftë nga ndonjë shtet tjetër invadues.

Pse çetnikët ultranacionalistë serbë në Beograd, ndër të parët u gëzuan për tërheqjen e Amerikës nga Afganistani, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se, “një ditë kështu do të ndodhë edhe me Kosovën” !

Kjo është gënjeshtra më “taze” që po i bëhet opinionit të gjerë publik shqiptar, me qëllim që  shqiptarët të intensifikojnë shpërnguljen e tyre nga Kosova. Si dhe të mbjellin frikë dhe panik në popull, se gjoja një ditë “do të ngelet i vetmuar pa Amerikën”. Kjo rrenë kurrë nuk do të bëhet realitet, mbase Amerika  me bazat e saj gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoninë Veriore dhe në Greqi, kurrë më nuk do të largohet nga Ballkani si zonë e sferës së interesit të saj dhe të aleatëve evropianoperëndimorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *