Një medalje argjendi olimpike doli në ankand për të ndihmuar në pagimin e operacionit të zemrës së një foshnjeje 8-muajshe, por ofertuesi fitues ia ktheu sërish fitueses.

”Hedhësja polake e shtizës, Maria Andrejczyk fitoi një nga 14 medaljet e vendit të saj në Tokio dhe ajo ishte e vendosur të ndihmonte dikë në një farë mënyre”.

Andrejczyk, 25 vjeçe, zbuloi një mbledhje fondesh për vogëlushin Miloszek Malysa, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e zemrës dhe do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për të mbijetuar.

Ajo vendosi ta nxirrte medaljen e saj në ankand dhe t’i dhuronte paratë familjes së Miloszekut.

Zinxhiri polak i dyqaneve ”Zabka Polska” grumbulloi 125 000 dollarë si oferta fituese dhe më pas tha në një postim në Facebook se do t’ia linte Andrejczykut të mbante medaljen.

Çfarë shembulli frymëzues. Kampion nuk na bëjnë medaljet, por qendrimet e zemrës

Lexo po ashtu:  Fury: Më ofruan 10 milionë $ për një duel që vlen 500 milionë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *