Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka aprovuar projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pra për marrjen e pasurisë së krijuar në mënyrë joligjore, duke vjedhur dhe duke e mashtruar popullin e Kosovës, shkruan MekuliPress.com

Ky projektligj historik, kaloi me shumicë votash nga kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri i pakorruptuar Kurti, teksa thuhet se do të qartësoj procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

“Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtim së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lexo po ashtu:  Me thirrje të shumta: “Rama ik”, “Lleshaj ik”, “Hiqni kapelet”, “Poshtë diktatura”, protestuesit rrëzojnë dhe i vendosin zjarrin pemës së Krishtlindjeve para Kryeministrisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *