Fansat e serialeve të famshme televizive me në fokus punën e përditshme të mjekëve “Grey’s Anatomy” apo “Dr.House”, e dinë që profesioni i një mjeku i ngjan ndonjëherë atij të një detektivi. Është e nevojshme që të hetohet, për të kuptuar se nga çfarë sëmundje vuan pacienti, dhe gjithashtu se si mund të kurohet ajo.

Dhe kjo është edhe më e vërtetë në rastin e trurit, organi më magjepsës, më i fuqishëm por edhe më misterioz i trupit tonë. Shumë vite më parë Fabricio Benedeti, i lindur në rajonin e Markes në viti 1956, u zhvendos në banim në Torino në vitin 1971 për të studiuar mjekësi. Pasi u diplomua u zhvendos për 10 vite në Los Angeles të SHBA-së, ku u specializua për neurologji dhe psikiatri. Më vonë u rikthye në Torino, dhe jep mësim Fiziologjinë Njerëzore dhe Neurofiziologjinë në universitetin e këtij qyteti.

Vitet e fundit, Benedeti është bërë ekspert i njërit prej mekanizmave më të pabesueshëm të trurit tonë, “Efektit Placebo”, të cilit i ka kushtuar një libër me të njëjtin emër, i botuar nga “Press Oxford University” dhe “Mondadori në Itali. Ai dha një intervistë për “Il Giornale”.

Pra profesor, neuroshkencëtari është një detektiv?

Në një farë mënyre po. Unë jo vetëm që studioj sëmundjen, por edhe historinë e saj, atë që ka përreth saj, dhe përqendrohem tek ajo se sa ndikojnë faktorët psikologjikë dhe socialë dhe mjedisi tek vetë sëmundja dhe ecuria e saj.

Lexo po ashtu:  Kush janë më të zgjuar macet apo qentë? Shkencëtarët japin përgjigje

Çfarë do të thotë të jesh një “gjuetar i kujtesës”?

Do të thotë të zhytesh në kujtesën e pacientit. Në librin tim ka një fjali që i thotë të gjitha: Unë jam kujtimet e mia.

A është vërtet kështu?

Personaliteti, mënyra jonë e të vepruarit, perceptimet, emocionet, ndjenjat, gjithçka bazohet në kujtesën tonë. Prandaj kur gërmon në mendjen e pacientit dhe mjedisin që e rrethon, t’i i ngjall kujtime, ndonjëherë të fjetura, që mund të nxirren jashtë.

A është fjala mjeti më i rëndësishëm?

Varet nga situata, por luan një rol vendimtar:historia e pacientit, ndërveprimi me të, çfarë i thua, si ndërvepron ai. Libri im e përshkruan në detaje fuqinë e fjalës, e cila nga pikëpamja neurobiologjike, përdor të njëjtët mekanizma si ilaçet. Në fakt, ne duhet të themi të kundërtën, pasi fjalët u shfaqën para ilaçeve…

A i “kopjojnë” fjalët ilaçet?

Në trurin tonë ekziston një ‘farmaci’ endogjene që aktivizohet në situata të caktuara, dhe që është në gjendje të qetësojë dhimbjen dhe ankthin. Ajo mund të na shërojë nga depresioni, dhe të na nxisë të gjejmë shpresë … Mekanizmat që përdorin ilaçet dhe fjalët janë të njëjta në nivel cerebral.

Për shembull?

“Morfina përdor një rrugë biokimike që e zhduk dhimbjen. Ndërveprimi pozitiv me pacientin përdor të njëjtën rrugë, pra ai aktivizon të njëjtat zona, të njëjtat rrugë nervore.

A është kjo prova që fjalët mund të shërojnë, por edhe të vrasin?

Lexo po ashtu:  Abu Rayhan Al Biruni – Matematicien, historian, farmacist, një nga më të mëdhenjtë e Epokës së Artë të Islamit

Po, ka prova të tilla, dhe kjo është ajo që shpjegojnë botimet e mia shkencore. Unë jam marrë shumë me studimin e Efektit Placebo, pra ndikimin e madhtë ndërveprimit pozitiv dhe empatik midis mjekut dhe pacientit në shëndetin e këtij të fundit. Dhe anasjelltas, pra faktin që fjalët negative mund të kenë një efekt po aq negativ.

Si vendosët të merreni me Efektin Placebo?

Gjithçka filloi gjatë provave klinike për një terapi të re:Në këto prova u bë krahasimi midis ilaçit të vërtetë dhe atyre placebo, për të përcaktuar nëse ilaçi është efektiv. Dhe rezultoi që veçanërisht në zonat e dhimbjes, të shkaktuara nga sëmundjet e Parkinsonit dhe Demencës, unë zbulova se ata që merrnin placebo ishin më mirë se ata që morën ilaçin e vërtetë. Ndaj unë pyesja veten:pse vetëm besimi se ke e pirë ilaçin, pra një ndërveprim pozitiv, e përmirëson gjendjen klinike të pacientit? Çfarë po ndodh në trurin e tij?

Dhe keni gjetur një përgjigje?

Sigurisht që po, ndonëse ka ende shumë pyetje të hapura.

A funksionon Efekti Placebo edhe në psikoterapi?

Sigurisht. Le të jemi të qartë për një gjë:Fjalët pozitive nuk vrasin dot bakteret e pneumonisë dhe nuk zvogëlojnë rritjen e një tumori. Por ato janë shumë efektive tek ato patologji ku aspekti psikologjik luan një rol të rëndësishëm, si depresioni, ankthi, Parkinsoni apo sëmundjet e sistemi imunitar.

Lexo po ashtu:  Simboli i Ylberit: Lidhja midis Tokës dhe Qiellit

Pse ekziston një lidhje kaq e fortë midis kujtimeve dhe emocioneve?

Së pari, sa më e fortë të jetë gjendja emocionale që ndiejmë, për shembull një frikë apo gëzim i madh, aq më shumë e kujtojmë atë moment. Pastaj më shumë se gjysma e kujtimeve tona përbëhen nga emocionet:ne jetojmë nga emocionet tona, në një kuptim pozitiv dhe negativ, dhe kujtesa është e pandashme nga emocionet, ajo ngulitet në tru me to.

Por a ekziston vërtet “butoni i lumturisë”, një buton on/off në trurin tonë?

Ne kryejmë operacione në tru tek pacientët që janë zgjuar por nën një anestezi lokale, dhe nuk rreshtim së habituri, kur e stimulon atë ndodhin fenomene që ngrenë vërtet shumë pikëpyetje … Pacienti papritmas ndryshon, ka një sjellje të pabesueshme, e cila aktivizohet kur e ndez elektrodën dhe zhduket kur e fik atë. Në atë moment ti pyet veten:A është i lumtur për shkak të aktivizimit momental të një qendre të trurit? Dhe pastaj kur fiket ai mekanizëm, a bëhet ai i trishtuar?

Dhe sipas mendimit tuaj…

Përgjigja ime është: Po, ne jemi makina. Po, kujtimet janë një gjë materiale. Ky është këndvështrimi im. Mbi këtë temë ka debate të mëdha. Ka nga ata që mendojnë të kundërtën … Unë shoh pjesën psikologjike dhe biokimike, dhe pjesën psikologjike e konsideroj si diçka biokimike, shumë më komplekse.

Marrë me shkurtime nga Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *