Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Opozita në Kosovë nuk po kupton se u hoq nga pushteti për imoralitet politik, jo për padituri teknike.

U hoq pse qytetarët kuptuan që pa vullnet të mirë, qeverisja e mirë është pamundësi, dhe mungesa e vullnetit të mirë (imoraliteti) e bën të pamundur dijen qeverisëse, përfshirë atë teknike. Kuptuan se vullneti i mirë i bën të korrigjueshëm gabimet e dijes teknike që s’është e rreme, ndërsa vullneti i keq i bën të domosdoshëm e të pashmangshëm. Kuptuan se është vullnet i keq politik, pra imoralitet, përdorimi i pushtetit për kënaqësi, pasurim e sundim personal;
Opozita nuk po kupton pra, se imoraliteti politik nuk është më alternativë përballë gabimeve teknikë sepse është vetë burimi i tyre.
Zgjedhësit kuptojnë se vullneti i mirë ka përparësi ndaj çdo “dijeje” të dëshmuar teknike… për me vjedh!/Hysamedin Feraj/

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.
Lexo po ashtu:  Është apo nuk është BE – ja për respektimin e Ligjit në Kosovë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *