Ku do të ulet Sali Berisha nesër në Kuvend? Ish-kryeministri ndodhet në një pozicion mjaft të vështirë, pasi forca politike që e themeloi e përjashtoi, pasi SHBA e shpalli “non grata”. I pyetur në “Opinion” se ku do të ulet nesër, majtas nga shumica socialiste apo djathtas nga partia e tij që e përjashtoi dhe si ndihet, Sali Berisha u shpreh “Jam më i motivuar se kurrë në mbrojtjen e pluralizmit të vërtetë.

Në vendimin që mori Basha i dha një shkelmim të tmerrshëm pluralizmit politik në Shqipëri. E shndërroi në një pluralizëm fasadë’ tha ai. Por a ndihet i zhgënjyer që e promovoi Lulzim Bashën? “Absolutisht nuk e zgjodha unë, por anëtarët e PD-së në një garë të hapur”. Pyetja që shtrohet tani është se cfarë do të bëjë? Sali Berisha tha se do të krijojë një aleancë të re me demokratët, duke i shpallur luftë Bashës. “Do të bëj gjithçka për rivendosjen së sovranitetit të PD-së, rikthimin e saj në ato parime që i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Lulzim Basha dhe pa të cilat forca politike është një fasadë opozitë.

Lexo po ashtu:  Rama ia thotë Metës: Aleanca për Teatrin do të bëhet partia jote e re

Do të krijoj aleancë do të bashkëpunoj me cdo demokrat me cdo qytetar që beson se duhet të ketë PD sovrane” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *