So sot, Kisha Ortodokse e Shqipërisë u shpall Autoqefale nga Kongresi i Beratit më 12 shtator 1922.

Statuti i KOASH-it u miratua në Kongresin e dytë kishtar ortodoks. Ky Sinod u mblodh në Mitropolinë e Korçës nën kryesinë e Kryeepiskopit Visarion. Në Kongres u zgjodhën delegatë intelektualët dhe klerikët e shquar të vendit. Më 16 qershor 1929 delegatët përfaqësues të klerit dhe të ortodoksëve shqiptarë filluan punimet e Kongresit të dytë kishtar. Imzot Visarioni në fjalën e tij, parashtroi përmbajtjen kryesore të Statutit dhe të Rregullores së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe parimet e përgjithshme që frymëzuan Sinodin e Shenjtë për hartimin e Statutit.

Statuti sanksionoi Autoqefalinë e deklaruar në Berat më 12 shtator 1922, duke qenë dogmatikisht e bashkuar me patriarkanat e shenjta dhe me kishat e tjera ortodokse autoqefale. Ndërkohë administrativisht Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare mbetej tërësisht më vete nën flamurin kombëtar. Imzot Visarioni këmbënguli që gjuha zyrtare e Kishës të jetë gjuha shqipe. Kjo për shkak se ajo i zotëron të gjitha aftësitë e duhura dhe kurorëzon përpjekjet më të hershme dhe të rilindasve. Në një artikull të veçantë u përcaktua pavarësia e kishës shqiptare: “Kryepeshkopi, Peshkopët, Zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit… duhet të jenë prej gjaku e gjuhe Shqiptarë, si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare”.

Lexo po ashtu:  Me gjoks para topit otoman - 138 vjet nga rënia heroike e Mic Sokolit, luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pjesëmarrës i betejës epike në Nokshiq

Në përfundim të diskutimeve, në datën 29 qershor të vitit 1929, të gjithë delegatët firmosën dokumentet për t’u miratuar në statutin përfundimtar.

Në imazhet e mëposhtme po paraqesim dy fotografi të delegatëve të mbledhur në Kongresin e mbajtur në Korçë, që ruhen në Fototekën e AQSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *