Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që në një formë ishin të përfshirë në mbrojtjen e saj gjatë luftës në këtë vend (1992-1995), të mos udhëtojnë në Serbi deri në një njoftim tjetër, shkruan portali Klix.ba.

Sipas kësaj ministrie, ekziston rreziku u arrestimit të tyre nga autoritetet e Serbisë.

Kjo thirrje vjen dy ditë pasi në Serbi u arrestua ish-zyrtari i lartë i Shërbimit Federal të Policisë së Bosnjës, Edin Vranj, nën akuzën për kryerjen e krimeve të luftës.

Kjo nxiti tensione të mëdha mes dy vendeve, saqë Bosnja tërhoqi për konsultime ambasadoren në Beograd, Aida Smajjiq.

Lexo po ashtu:  Gjukanoviç fitues i zgjedhjeve në Mal të Zi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *