Në Lituani, Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë u rekomandoi qytetarëve të mos blejnë celularë kinezë, ndërsa u këshilloi atyre që e kanë bërë tashmë, të mos i përdorin. Shkak është bërë një raport i qeverisë, sipas të cilit pajisjet në fjalë kanë një opsion paftësi për censurë.

Telefonat më të shitur në Evropë nga gjiganti kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi Corp mund të censurojnë terma si “Tibeti i Lirë”, “Rroftë pavarësia e Tajvanit” ose “lëvizja e demokracisë”, citohet nga Reuters organi shtetëror lituanez i sigurisë online.

Ajo që e bën të mundur censurën është një opsion i softuerit te telefonit Mi 10T 5G. Ky opsion ishte çaktivizuar për “rajonin e Bashkimit Evropian”, por mund të aktivizohet nga distanca në çdo kohë, tha Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Lituani.

Marrëdhëniet midis Lituanisë dhe Kinës janë tensionuar kohët e fundit. Kina kërkoi muajin e kaluar që Lituania të tërhiqte ambasadorin e saj në Pekin dhe tha se do të tërhiqte të dërguarin e saj në Vilnius pasi Tajvani njoftoi se misioni i tij në Lituani do të emërtohej Zyra Përfaqësuese e Tajvanit.

Lexo po ashtu:  Hëna: Historia kurioze e gjurmës së parë

Misionet tajvaneze në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara përdorin emrin e qytetit Taipei, duke shmangur një referencë për vetë ishullin, të cilin Kina e pretendon si territor të vetin.

Sipas raportit të mësipërm, telefonat Xiaomi kanë dërguar të dhëna të koduara të përdorimit në një server në Singapor. Një defekt sigurie u gjet edhe në telefonin P40 5G nga Huaëei Technologies Co të Kinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *