Debatit të madh lidhur me rrezikun e përdorimit të të dhënave personale nga kompanitë e teknologjisë i shtohet edhe një “aneks” i ri. Tualetet smart janë risia që propozohet. Ato do të mbledhin të dhëna të karakterit shëndetësor, bazuar në jashtëqitjen që depozitohet në to.

Coprata është një nga kompanitë që e ofron një shërbim të tillë. Tualeti përdor sensorë dhe inteligjencë artificiale për të analizuar mbeturinat; ajo shpreson të ketë një model të hershëm për një studim pilot brenda nëntë muajve. “Tualeti që keni në shtëpinë tuaj nuk ka ndryshuar funksionalisht në modelin e tij që kur u prezantua për herë të parë,” thotë për The Guardian Sonia Greco, themeluese e komapnisë.

Të gjitha aspektet e tjera të jetës – energjia elektrike, komunikimi, madje edhe zilja e derës – kanë ndryshuar përgjatë viteve të fundit.

Duket se ka ardhur koha e tualeteve smart dhe ka një treg potencialisht të madh. Ka shumë kompani që janë vënë në garë për ta nxjerrë në treg një të tillë.

Lexo po ashtu:  Është ndalur zemra e madhe e atdhetarit e patriotit të lavdishëm, Heroit të gjallë të Kombit Rafi Halili!

Inovatorët e tualetit inteligjent besojnë se tualeti mund të bëhet mjeti më i ri i monitorimit të shëndetit. Grego beson se produkti i saj – i cili analizon dhe gjurmon mostrat e jashtëqitjes dhe dërgon të dhënat në një aplikacion – do të sigurojë “informacion në lidhje me kancerin dhe shumë sëmundje kronike”.

Por kjo nuk është përpjekja e parë në këtë drejtim.

Në vitin 2018, Panasonic prezantoi një tualet të ngjashëm në Kinë që testonte urinën dhe gjurmonte yndyrën e trupit. Këtë vit, në Panairin vjetor të Elektronikës dhe Konsumatorit, prodhuesi japonez Toto prezantoi konceptin e “tualetit Wellness”. Sensorët e tij – përfshirë një për aromën – do të zbulojnë problemet shëndetësore dhe njëkohësisht do të bëjnë sugjerime për stilin e jetës.

A do të kthehet edhe kjo risi në një problem sa i takon shkeljes së privatësisë?

Eerke Boiten, profesor i sigurisë kibernetike në Universitetin De Montfort në Leicester është i sigurt për këtë. “Çfarë lloj organizate i ka këto të dhëna? Me kë do t’i ndajnë të dhënat? Me cilat të dhëna do të kombinohet? A do të kemi ndonjë transparencë se ku shkojnë të dhënat? Kjo është një fushë ku ne as nuk e dimë plotësisht se cilat janë rreziqet. Ne kemi nevojë për hulumtime të rëndësishme për këtë. ”

Lexo po ashtu:  Duhet të jesh i dehur gjithnjë, zgjidhje tjetër s’ka

“Mund t’i besoni një kompanie të veçantë, por çdo kompani mund të blihet nga Google ose Facebook ose Amazon. Pastaj, ajo që ne mendojmë se ishte diçka që na monitoronte shëndetin do të kthehet në ushqim për modelet e biznesit, për të cilat mund të mos di asgjë”, thotë Phil Booth, koordinator i MedConfidential, një organizatë e cila mbron konfidencialitetin e të dhënave mjekësore.

Çfarë informacioni mund të merret nga një tualet smart? Mostrat e jashtëqitjes dhe urinës mund të sigurojnë informacion pa fund që nis që nga rreziku për sëmundje, dieta, niveli i stërvitjes; sa alkool pini dhe nëse merrni drogë. Edhe detaje që mund të duken të parëndësishme se koha e ditës kur përdorni tualetin – rregullisht gjatë natës, për shembull, çka tregon pagjumësi – mund të zbulojë probleme të tilla si depresioni ose ankthi.

Ku përfundon ky informacion? A mundet policia ose të tjerët të përfshirë në këtë monitorim t’ju ndjekin me anë të analprint, përmes banjove publike smart dhe shtëpiake që përdorni? A do të kërkohet një analprint në një rajon policie? Këto janë pyetjet me të cilat do të përballemi praktikisht sapo këto pajisje të bëhen të akesueshme.

Lexo po ashtu:  "Burrat kanë nevojë për 4 orë gjumë, gratë për 5, budallenjte për 6".

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *