Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendimi për reciprocitet me targat për automjetet serbe nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit. E njëjtë, sipas tij ka skaduar me 15 shtator dhe vendimi është legjitim dhe sovran i Kosovës.

Qasjen e tillë, i dyti i ekzekutivit e ka quajtur gabim dhe konfirmim i manipulimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Vendimi për targat nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit, pasi ajo marrëveshje ka skadu me 15 shtator. Vendimi për reciprocitet ishte vendim sovran i Kosovës. Është gabim dhe konfirmimi i asaj që po mundohet të manipuloj edhe Vuçiqi se ky vendim ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit”, tha ai.

Në komisionin për Integrime Evropiane, ku po raporton, Bislimi foli edhe për temën e ardhjes së gazit amerikan në Kosovë.

Ai tha se kjo marrëveshje nuk e sjell asnjë litër gaz nga ShBA-ja, por nga Azerbajxhani dhe Rusia.

“Marrëveshja për gazin nuk e sjell asnjë një litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I gjithë gazi është nga Azerbajxhani dhe Rusia, është budallakët të thuhet se gazi që është nga Greqia dhe përmes Maqedonisë së Veriut është nga Amerika”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  S'po shkohet n'shkollë!

I pyetur nga deputetët për emërimet politike në Qeverinë Kurti, Bislimi tha se ka pasur keqpërdorime të mëdha në këtë temë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *