Paratë e rrotullojnë botën. Fatkeqësisht, ato mund t’i shndërrojnë në materialist të rriturit dhe fëmijët.

Një dramë e re nga Netflix e quajtur “The Kindergarten Teacher” u ofron shikuesëve një rrëfim të papërshtatshëm dhe kompleks. Lisa Spinelli është e shqetësuar se mos fëmijët e saj adoleshentë janë kapur nga kthetrat e materializmit dhe  hutisë.

Vajza e saj mezi e ngre kokën nga telefoni, pasi që veç ka hequr dorë nga pasioni i saj për fotografinë; djali i saj, në vend se të ndiqte një rrugë intelektuale, ka vendosur të futet në Marinë, ku sipas nënës së saj, nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse të luftojë për naftë. Nuk befasuese që ajo është bërë e fiksuar – fiksim sheqësues – me studentin e saj, një poet pesë vjeç e gjysëm i quajtur Jimmy Roy.

Kur Lisa u takua me babain i Jimit, Nikhilin, në një klub nate, ai e vënte mënjanë përpjekjen e djalit të vetë për poezi dhe ishtë më shumë në favor të fitimit të parasë. Ky rrëfim nuk është i ri por nga kjo rrjedh një pyetje për prindërit e sotëm: në një kulturë e cila konsumohet nga transaksionet e vogla të cilat ndodhin mbi një paisje teknologjike e cila e konsumon të gjithë vëmendjen, si mund ta rrisni një fëmijë jo – materialist?

Lexo po ashtu:  E dashur mama, pushimi nuk është veprim egoist – ti e meriton atë!

Një studim i zhvilluar nga “Villanova University” dhe e publikuar kohën e fundit në Revistën për Psikologji Pozitive, e ofron një qasje pak më ndryshe: mësojini fëmijët tuaj të jenë falënderues.

Ekipa e udhëhequr nga Lan Nguyen Chaplin ka theksuar se materializmi në rritje në kulturën amerikane ka dërguar në një shtim të ankthit dhe depresionit, rritje të mundësive që fëmijët t’i dorëzohen drogave që shkaktojnë varshmëri dhe mundësi më të mëdha që fëmijët të shfaqin qëndrime dhe shprehi egoiste në moshën e tyre.

Mirënjohja është një shprehi e studiuar mirë. Dr. Robert Emmons nga Universiteti i Californisë ka shpenzuar tetë vite duke e studiuar mirënjohjen. Studimi i tij ka zbuluar se të pasurit një qëndrim mirënjohës e përmirëson shëndetin psiqik dhe fizik dhe gjithashtu e i forcon marrdhëniet dhe komunitetet.

Njëri ndër studimet e Dr. Emmons-it ka zbuluar se personat të cilët praktikojnë më shpesh veprime mirënjohëse, kanë shfaqur më pak simptoma të dhimbjes dhe ishin më shumë optimistë për të ardhmen, krahasuar me ata të cilët zakonisht mbanin qëndrime neutrale ose kishin prirje për tu ankuar. Ai gjithashtu ka zbuluar se ata që kishin shprehi mirënjohjeje, bënin hapa më të mëdhenjë progresi në drejtim të qëllimeve të tyre personale.

Lexo po ashtu:  Atje po shkojmë, "Astrit, shumë, shumë të dua!" "Babi, unë ty edhe një herë më shumë!"

Të shprehësh mirënjohje është një tipar i personalitetit që duket se i ka lidhjet më të forta me kënaqësitë e përgjithshme jetësore. Në një seri të “vizitave mirënjohëse” në të cilën njerëzit shkruan nga një letër dhe u’a dërguan pastaj atyre të cilët në ndonjë moment të jetës u kishin ndihmuar, pikët e tyre të lumturisë u rritën me 10% ndërsa depresioni shënoi rënie të madhe. Mirënjohja duket se është tepër e rëndësishme si për mirëqenien psikologjike ashtu edhe për mërrdhëniet shoqërore.

Punimi i doktor Chaplinit fokusohet në dy studime. Në të parin, ai zbuloi se sa më shumë që fëmijët shfaqnin mirënjohje, aq më pak ishin të prirur për të qenë materialist. 870 adoleshentë nga mosha 11 deri 17 vjeçare u përgjigjen në 4 artikuj të cilët e theksonin atë se sa falënderues ishin ata ndaj njerëzve dhe ndaj gjërave që i posedonin. Në rastet kur mirënjohja ishte e ulët, dëshirat për objekte ishin të larta.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se nivelet e larta të mirënjohjes janë të lidhura me nivele të ulëta të materializmit tek adoleshentët.

Lexo po ashtu:  “Kujdesu për prindërit e tu, njësoj siç ata u kujdesën kur ti ishe i vogël”

Si ti ushqejmë ndjenjat e mirënjohjes?

Ndenjat e mirënjohjës mund të zgjerohen gjithashtu edhe nga reflektimet mirënjohëse ditore rreth tavolinës së ushqimit, duke i bërë adoleshentët dhe të rriturit të tregojnë se për çfarë ata janë mirënjohës, ose duke e mbajtur “kafanozin mirënjohës”, vendin e përbashkët ku adoleshentët dhe të rritur çdo javë e shkruajnë në letër atë për të cilën janë mirënjohës dhe e fusin brenda tij.

Si të rritur, ne mund t’i vlerësojmë ndjenjat e tilla. Sa herë që e takoni dikë, i cili është i bindur se të tjerët i kanë borxh, largohu sa më shpejt prej aty.

Mirënjohja kanë qenë pjesë e shumë traditave fetare: të jesh thjesht falënderues që jeni gjallë, është mënyrë afatgjatë dhe e qëndrueshme për tu lidhur me një pjesë më të thellë të vetes dhe komunitetit.

Duke e ditur se mirënjohja do t’i ndihmojë fëmijët tanë në formimin e shëndetit të tyre mental në mënyra pozitive, është arsye më se e mjaftueshme për ne që këto shprehi ti bartim tek ata.

Burimi: Bigthink /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *