Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas sesioneve plenare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Brdo të Sllovenisë, takoi shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Borrell deklaroi se mirëpret arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat e automjeteve.
Ai tha se kjo do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare si rezultat e dialogut.

Kurti në anën tjetër u shpreh se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës.
Ai e njoftoi sërish Borrell për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve kosovarë, siç ishte rasti më i fundit me kamionin që u bllokua, ndonëse po kalonte vetëm transit nëpër territorin e Serbisë.
Të dy u pajtuan se dialogu është platforma përmes së cilës palët arrijnë t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura.




