Logoja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u zgjodh në Asamblenë e parë Botërore të Shëndetësisë në vitin 1948. Logoja konsiston në simbolin e Kombeve të Bashkuara me një shtizë të rrethuar nga gjarpëri. Shtiza me gjarpër ka qenë prej kohësh simbol i mjekësisë dhe i profesioneve mjekësore.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Origjinën e ka nga historia e Asklepit, që adhurohej si perëndi antike greke si Zoti i Shërimit, kulti i të cilit përfshinte dhe gjarpërinjtë. Asklepi, sipas legjendës, u bë aq i suksesshëm në shpëtimin e jetëve, sa Hadi, zoti i nëntokës, u ankua për të te Zeusi. Ky i fundit, me frikën se shëruesi mund t’i bënte njerëzit të pavdekshëm, e vrau atë me një rrufe.




