Ambasada britanike në Kosovë ka shprehur mbështetje për aksionin e djeshëm në disa komuna për ndaljen e kontrabandës me mallra dhe krimit të organizuar.

Permës një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka thënë se veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.

Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt, dhe ata që e kërcënojnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Lexo po ashtu:  'Remi' pro vendimit për Klan Kosovën: Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *