Disa asteroidë të mëdhenj pritet të lëvizin pranë tokës në javët e ardhshme. Njëri prej tyre, i quajtur “2004 UE”, ka një madhësi sa godina e “Empire State”.

Dy të tjerë pritet të kalojnë pranë planetit tonë të shtunën, të ndjekur nga disa të tjerë gjatë ditëve në vijim sipas të dhënave të publikuara nga qendra e NASA-s për Studimin e Objekteve pranë Tokës.

Gjatë të premtes, një tjetër asteroid, me një diametër deri në 525 metra, më i madh se Piramia e Gizës në Egjipt u pa të fluturonte rreth 3.5 milion milje larg tokës raportoi “Usa Today”.

Objektet pranë tokës përcaktohen nga NASA si “kometa dhe asteroidë që janë tërhequr nga fusha grabitacionale e planetëve”.

Megjithatë nuk ka vend për frikë sipas ekspertëve të NASA-s. Edhe pse kalojnë pranë nesh, ata janë shumë larg për të shkaktuar dëme thonë ekspertët.

“Astronomikisht, këto po afrohen me Tokën. Por në aspektin njerëzor, ato janë miliona kilometra larg dhe nuk mund të afrohen më shumë se miliona kilometra ” tha Paul Chodas, ekspert i NASA-s.

Lexo po ashtu:  ''Kujtoja se ishte puçërr, por në të vërtetë kisha kancer", historia e 24 vjeçares që duhet të njohin të gjitha gratë

Një nga afrimët më të madhe do të bëjë asteroidi 2021 TJ15, i cili do të kalojë pranë tokës të shtunën, në të njëjtën distancë me hënën ose 238.854 milje larg.

“Ai asteroid ka një diametër prej 5.6 deri në 13 metra Ky është një asteroid i vogël që afrohet në distancën e hënës. Por ai nuk mund ta godasë tokën. Nuk ka asnjë shans për këtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *