Një analizë gjenomike e kancerit të mushkërive tek njerëzit që nuk kanë pirë ndonjëherë duhan, ka zbuluar se shumica e këtyre tumoreve lindin nga akumulimi i mutacioneve të shkaktuara nga proceset natyrore në trup.

Studimi në fjalë, u krye nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga studiuesit në Institutin Kombëtar të Kancerit (NCI), pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH) në SHBA, dhe përshkruan për herë të parë 3 nëntipe molekulare të kancerit të mushkërive tek njerëzit që nuk kanë pirë duhan.

Këto njohuri,do të ndihmojnë në zbulimin e misterit se pse shfaqet kanceri i mushkërive tek njerëzit që nuk kanë pirë ndonjëherë duhan, dhe mund të nxisin zhvillimin e trajtimeve më të sakta klinike. Të dhënat u botuan në “Nature Genetics”.

“Ne zbuluam se tek duhanpirësit ekzistojnë nënlloje të ndryshme të kancerit të mushkërive, të cilët kanë karakteristika molekulare dhe procese evolucionare të dallueshme”- thotë epidemiologia Maria Tereza Landi, profesoreshë e Degës Integrative të Epidemiologjisë së Tumorit në Divizionin e Epidemiologjisë dhe Gjenetikës së Kancerit, që drejtoi studimin. “Ne mund të jemi gjendje të zhvillojmë në të ardhmen trajtime të ndryshme bazuar tek këto nëntipe”-theksoi ajo.

Lexo po ashtu:  Aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në sistemin nervor

Kanceri i mushkërive, është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin në të gjithë botën. Çdo vit, në gjithë botën me këtë sëmundje diagnostikohen më shumë se 2 milion njerëz. Shumica e njerëzve që zhvillojnë kancer të mushkërive, kanë një histori të pirjes së duhanit.

Por 10 deri 20 për qind e të prekurve nga kjo sëmundje,nuk kanë pirë kurrë duhan në jetën e tyre. Kanceri i mushkërive tek jo duhanpirësit,shfaqet më shpesh gratë dhe në një moshë më të hershme, sesa kanceri i mushkërive tek duhanpirësit.

Faktorët e rrezikut mjedisor, si ekspozimi ndaj tymit të duhanit, radonit, ndotjes së ajrit dhe asbestit, apo pasja e sëmundjeve të mëparshme të mushkërive, mund të shpjegojnë disa kancere të mushkërive në mesin e atyre që nuk kane qenë ndonjëherë duhanpirës.

Por shkencëtarët nuk e dinë ende se çfarë shkakton shumicën e këtyre kancereve. Në këtë studim të madh epidemiologjik, studiuesit përdorën sekuencimin e një gjenomi të tërë për të identifikuar ndryshimet gjenomike në indet e tumorit, dhe i krahasuan ato me indet normale nga 232 persona jo duhanpirës, ​​kryesisht me prejardhje evropiane, të cilët ishin diagnostikuar me kancer të mushkërive me qeliza jo të vogla.

Lexo po ashtu:  Në 24 orë e fundit nuk shënohet asnjë rast i ri me koronavirus

Tumoret përfshinin 189 adenokarcinoma (lloji më i zakonshëm i kancerit të mushkërive), 36 karcinoidë dhe 7 tumorë të tjerë të llojeve të ndryshme. Pacientët nuk i ishin nënshtruar ende trajtimit për kancerin e tyre. Studiuesit shqyrtuan gjenomet e tumorit për shenjat mutacionale, të cilat janë modele të mutacioneve të lidhura me procese specifike mutacionale, si dëmtimi nga aktivitetet natyrore në trup (për shembull, riparimi i gabuar i ADN-së apo stresi oksidativ) apo nga ekspozimi ndaj lëndëve kancerogjene.

Sinjalet mutacionale veprojnë si një “arkiv” i aktiviteteve të një tumori, që çojnë në akumulimin e mutacioneve, duke siguruar të dhëna për atë që e ka shkaktuar zhvillimin e kancerit. Tanimë ekziston një katalog i sinjaleve mutacionale të njohura, edhe pse disa prej tyre nuk kanë ndonjë shkak të njohur.

Në këtë studim, studiuesit zbuluan se shumica e gjenomeve të tumorit tek duhanpirësit,nuk përmbanin sinjale mutacionale të lidhura me dëmtimin nga proceset endogjene, pra me domethënë proceset natyrore që ndodhin brenda trupit të njeriut. / medicalxpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *