Dy kandidatët për president të shtetit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska fokusin e fushatës në rrethin e dytë e kanë tek votat shqiptare. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska, pret që votuesit shqiptarë të shtohen në rrethin e dytë, pasi që sipas saj, në rrethin e parë kanë pasur presion nga partia shqiptare në pushtet. Ajo madje thotë se shqiptarët do i trajtojë njëjtë sikurse maqedonasit, duke shtuar në fund, se do e mbajë “BESËN” e dhënë.

Unë votuesve shqiptarë iu ofroj atë që u ofroj edhe votuesve maqedonas, turq, romë, serb, vlleh e boshnjakë. Mendoj se këtu kanë nguruar, frika që të dalin të votojnë, shtypjet partiake nga partia që është në koalicion për kandidatin konsensual ose për shkak të bindjeve të tyre. Në rrethin e dytë ata do ta japin votën e tyre për atë që i trajton si qytetarë e jo si numër njerëzish për tregti për interesa partiak. Me rëndësi unë besën e jap dhe e ruaj, e jo si dikush që manipulon me besën për gjithë këto vjet – tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente shteti, VMRO.

Lexo po ashtu:  Pas Drecunit, edhe Gjurici i jep zjarr Gjykatës Speciale

Kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski thotë është shumë e lehtë që të mblidhen vota duke u thirrur në nacionalizëm. Pendrovski thotë se e vështirë është që të arrihet të bashkohet popullata në vend, e nëse nuk kemi shoqëri të bashkuar, ai druan se në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë as jetë të mirë.

“Është shumë e lehtë, nëse duam të fitojmë vota me retorikë nacionaliste, është shumë e lehtë për ta bërë. Nëse unë tani së bashku me shokët dhe shoqet e mia këtu fillojmë të themi se Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe me ato fraza patriotike, ne do të mbledhim 1 milion vota por shtetin nuk do ta kemi më. Andaj koncepti “Bashkë përpara”. Ose së bashku do të shkojmë përpara ose nuk do ketë ditë të mirë për askënd – u shpreh Stevo Pendarovski, kandidat për president shteti, LSDM dhe koalicioni”

Sipas rezultateve kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski në rrethin e parë ka marrë më shumë vota se kundër kandidatja Siljanovska në komunat me shumicë shqiptare. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Mbi 120 mijë mërgimtarë duan të marrin pjesë në fatin e Kosovës - zgjedhjet e 14 shkurtit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *