Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Gjermania ka miratuar të premten (10 dhjetor) ligjin që obligon punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër COVID-19.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Vendimi që u votua në Bundestag kërkon që stafi i spitaleve, zyrave të doktorëve e shtëpive të kujdesit, të jenë të vaksinuar plotësisht deri në mes të muajit mars të vitit 2022.

Ky vendim vie pas vendimeve të ngjashme nga Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Greqia.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach që mori pozitën këtë javë me qeverinë e re të udhëhequr nga Olaf Scholz, i kërkoi deputetëve nga spektre të ndryshme politike që të aprovojnë masën për grupet e ndjeshme.

“Pandemia është një mision për të gjithë ne, ky nuk është një moment për politika të partive”, i tha ai deputetëve para votimit.

Lexo po ashtu:  Shpëtim Idrizi: Rama nxori Çamërinë nga Samiti i Diasporës

Ai tha se shpreson që Gjermania mund të thejë një valë të katërt të infektimeve deri në fund të muajit në mënyrë që njerëzit të mund të vizitojnë familjet e tyre për festa.

“Kjo është ajo për të cilën po luftojmë”, tha ai, duke theksuar se duhet të ndalojnë shpërndarjen e variantit Delta si dhe variantit Omicron.

Scholz që mori pushtetin të mërkurën (8 dhjetor) ka dalë fuqishëm pro vaksinimit të detyrueshëm pasi fushata vullnetare nuk ishte e suksseshme me më pak se 70 për qind e popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Rreth 21 për qind e popullatës kanë marrë një dozë përforcuese.

Nëse qeveria e zgjeron urdhëresën te popullata e gjerë do të thotë ndjekje e shembullit të shtetit fqinj Austrisë që po e bën vaksinimin e detyrueshëm nga shkurti i vitit 2022.

Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Angela Merkel gjithmonë e ka përjashtuar vaksinimin e detyrueshëm.

Gjermania arriti numër rekord të infektimeve prej 61,288 raste të reja në 24 orët e fundit të premten (10 dhjetor) si dhe 484 vdekje, sipas Institutit Robert Koch.

Lexo po ashtu:  Ky do të jetë çmimi i PlayStation 5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *