Dita e punës prej tetë orësh është një metodë e vjetëruar tashmë dhe joefektive për t’u zbatuar. Dita e punës prej tetë orësh u krijua gjatë revolucionit industrial si një përpjekje për të ulur numrin e orëve të punës që punëtorët ishin të detyruar të plotësonin. Gjatë procesit të matjes së produktivitetit të punonjësve, studiuesit zbuluan një fakt interesant.
Fakti sesa orë shpenzonin punëtorët në punë nuk kishte dhe aq rëndësi sa mënyra sesi ata e strukturonin ditën e tyre, duke rezultuar se njerëzit që bënin pushime të vogla të ndërmjetme gjatë kohës që punonin ishin më shumë produktivë, sesa ata që punonin papushim me orë të gjata.
Raporti ideal i punës ishte 52 minuta pune, pasuar nga 17 minuta pushimi. Njerëzit që mbajtën këtë orar kishin një nivel më të lartë të përqëndrimit në punën e tyre.
Largimi nga kompjuteri juaj, telefoni dhe lista juaj e detyrave është thelbësore për të rritur produktivitetin tuaj. Pushimet e ndërmjetme si ecja, leximi dhe biseda janë format më të efektshme për të qënë sërish të karikuar për punë. Mos prisni derisa trupi juaj t’ju thotë të pushoni. Nëse prisni derisa të ndiheni të lodhur për të marrë një pushim, është tepër vonë. Mos harroni se, është shumë më produktive të pushoni për periudha të shkurtra se sa të vazhdoni të punoni kur jeni i lodhur apo i shpërqendruar.
Elefteria Zguri
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress