Ngrohja globale ka përshpejtuar ritmin e shkrirjes së akullnajave në majën më të lartë të botës. Një studim i kryer së fundmi konkludon se akulli në Himalaja po shkrin me një ritëm të tillë që rrezikon furnizimin me ujë të miliona njerëzve në Azi.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Gjetjet tona tregojnë qartë se akulli i Himalajave po shkrihet me një shpejtësi që është të paktën 10 herë më e lartë se norma mesatare gjatë shekujve të kaluar”, tha në një deklaratë autori kryesor i studimit, Jonathan Carrivick nga Universiteti i Leeds. “Ky përshpejtim në shkallën e humbjeve është shfaqur vetëm brenda disa dekadave të fundit dhe përkon me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.”
Sipas përllogaritjeve në kuadër të këtij studimi, akullnajat e Himalajeve kanë humbur afërsisht 40% të sipërfaqes së tyre në disa qindra vitet e fundit.

Akullnajat janë një burim uji për rreth 250 milionë njerëz në male dhe 1.65 miliardë të tjerë që jetojnë në luginat e lumenjve më poshtë, sipas një raporti në 2019. Këta lumenj përfshijnë Gangun, Indin dhe Brahmaputrën.
Vargmalet e Himalajeve renditen në vend të tretë për nga sasia e akullit, pas Antarktidës dhe Arktikut.
Megjithëse malet e këtij vargmali janë dhjetëra miliona vjeçare, akullnajat e tyre janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ndryshimit të klimës. Që nga vitet 1970, kur filloi ngrohja globale, këto masa të mëdha akulli janë holluar dhe tkurrur në mënyrë progresive.
Bashkautori i studimit Simon Cook i Universitetit të Dundee thotë se banorët e këtij rajoni po I shohin tashmë me sytë e tyre ndryshimet që shkojnë përtej çdo gjëje të dëshmuar me shekuj.
“Ky hulumtim është vetëm konfirmimi i fundit se ato ndryshime po përshpejtohen dhe se ato do të kenë një ndikim të rëndësishëm në kombe dhe rajone të tëra”, tha Cook.
Studimi u publikua në Scientific Reports.




