Kosova Republikë: nga shënimet e ambasadorit britanik

Daut Dauti
Në vitin 1981, ambasadori britanik në Beograd, Sir E. Bolland, ka hartuar një raport për demonstratat në Kosovë dhe efektin e tyre në sistemin politik të Jugosllavisë. Ambasadori nuk ka fjalë të mira për këto demonstrata për shkak se në parulla vërehej kërkesa marksiste-leniniste për një komunizëm më të egër se ai që kishte RSFJ. Ai e lavdëron intervenimin e shtetit në Kosovë duke e quajtur si të kujdesshëm dhe të moderuar. Ambasadori është në mbrojtje të integritetit të RSFJ, kryesisht për shkak se ky shtet zabatonte një komunizëm liberal dhe nuk ishte nën ndikimin e komunzmit sovjetik (rus).

Megjithatë, ai nuk i mohon të drejtat politike të shqiptarëve në Jugosllavi dhe një pjesë të mendimit të tij mund ta shihni më poshtë:
Sipas çdo kriteri logjik, Kosova, brenda kufijve të tanishëm, duhet të ketë status të barabart në Jugosllavi sikur republika e Malit të Zi, Sllovenisë dhe Maqedonisë, pasi që popullsia e saj është po aq e madhe dhe po aq etnikisht homogjene si çdo republikë tjetër. Por, udhëheqësia jugosllave refuzon me këmbëngulje që të dorëzohet para kësaj logjike për arsye të politikës së brendshme dhe çështjes së sigurisë.

Lexo po ashtu:  Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Menjhëherë pas Luftës [Dytë Botërore] Partia nuk ka dashur të krijoj antagonizma me serbët duke krijuar koshere për Kosovën, pasi që kjo e fundit [Serbia] tani më e kishte “humbur” Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën nga gjendja e para Luftës kur ekzistonte Serbia e Madhe. Kosova, si zemër e mbretërisë serbe të mesjetës, e shkatërruar nga turqit më 1389, atëherë, sikur edhe sot, ka qenë në gjendje që të shkaktoj ndjenja të mëdha në mesin e serbëve.

Si shtesë, pas vitit 1948, Shqipëria ka qenë shtet armiqësor për Jugosllavinë dhe ky shtet [Jugosllavia] nuk ka mundur të rrezikoj në krijimin e një republike tjetër shqiptare të Kosovës, e cila ka mund të nxjerrë pakënaqësi për pushtetin. Duke e adoptuar një politikë të këtillë, Partia ka qenë e obliguar që të ndëmarrë masa persekutuese dhe të pakompromis. Kjo është për shkak se nga ndryshimi tashti do të dilnin kërkesat nga Kutia e Pandorës: së pari, komuniteti i madh i shqiptarëve në Maqedoni dhe Mal të Zi do të kërkonte t’i bashkohej Republikës së Kosovës; pastaj do të kërkohej paritet në Vojvodinë, e cila gjë njësoj do t’i shqetësonte serbët; dhe në fund do të kërkohej rishqyrtimi i kufijve të republikave tjera ku do të duhej të merreshin parasyshë minoritetet tjera. Siç e ka paraqitur në mënyrë të padyshimtë Stane Dollanc në Presidiumin e Partisë:
“Krijimi i një republike, në mënyrë absolute, do të thoshte sulm kundër integritetit të Jugosllavisë”.

Lexo po ashtu:  Trimi i “harruar”, që luftoi osmanët, malazezët dhe serbët: Lindi në burg të Prishtinës, u vra në tradhti nga njerëzit e tij (Video)

Dhe, siç ka thënë me vendosmëri edhe Sekretari i Partisë, Dragosavac:
“çështja e Kosovës është zgjidhur. Ajo është pjesë e integruar në Republikën e Serbisë dhe në Federatën e Jugosllavisë”.
Kjo gjë, për të cilën do të jemi sërish dëshmitarë, është një situatë klasike e forcave të parezistueshme të nacionalizmit që ndeshet me objektin e palëvizshëm të politikës zyrtare. Dikush, dikund, duhet të lëshoj pe: është problem për të cilin Jugosllavia duhet të vendos se çka do të bëjë. Në të kaluarën, Jugosllavia ka pasur sukses pas çdo shpërthimi të nacionalizmit në Kosovë pasi që e qetësonte situatën duke ofruar koncesione kushtetuese, të cilat, në mënyrë kumulative, Kosovës i kanë dhënë virtualisht status të republikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *