Arbenita Sopaj punon si ligjëruese në Universitetin Kobe në Japoni dhe asistente pranë Organizatës Globale të Paqes.

Ajo është gjithashtu dhe asistente pranë Këshillit Akademik në Sistemin e Kombeve të Bashkuara me zyrë në Tokio.

Kujtojmë se ajo ka përfunduar gjimnazin në Ferizaj të Kosovës, më pas studimet në universitet në Prishtinë dhe mandej në Poloni, në universitetin e njohur dhe historik të Jagiellonian për Integrime Europiane.

Pikërisht gjatë studimeve në këtë universitet u njoh përmes një programi BE-Japoni për të vijuar studimet master në Universitetin Kobe.

“Fillimisht në Japoni kam aplikuar për një program studimi në Universitetin Kobe dhe pastaj nisa të punoj si As. Ligjëruese. Unë jam pjesë dhe e një organizate të madhe, ku shumë prej ekspertëve kanë qenë punonjës të Kombeve të Bashkuara, me ndihmën e të cilëve kemi organizuar seminare rreth vendlindjes time”, ka thënë Sopaj.

Arbenita është shprehur, mes të tjerash, se udhëtimi i saj akademik ka pasur një qëllim të përhershëm që është avancimi dhe përfaqësimi i Kosovës.

Lexo po ashtu:  FOTOT/ Zbulim i madh arkeologjik gjatë ndërtimit të një shkolle në Durrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *