Gjatë periudhës së festave nuk mungojnë gatimet tradicionale që mund të serviren në tryezat e familjeve shqiptare. Padyshim, produkti i mishit zë vend në pjesën më të madhe të këtyre gatimeve në shtëpitë tona, por gjithashtu dhe në restorante. Megjithatë, a e dinit se Tirana është qyteti i katërt në Europë për restorantet më të mira vegjetariane?

Ekpertët e “U switch”, kanë kryer një studim për të gjetur se cilët janë kryeqytetet më të mira në Europë ku mund të jetojnë vegjetarianët. Tirana duket se është ndër pikat e nxehta vegjetariane me një vlerësim mesatar prej 8.76 pikë nga 10 pikë në total.

Kryeqytetet me restorantet më të mira vegjtarian
Kryeqytetet me restorantet më të mira vegjtarian

Të dhënat tregojnë se Tirana nuk ofron vetëm restorantet më të mira vegjetariane, por gjithashtu është dhe kryeqyteti me vlerësimin më të lartë në Europë për restorantet e mëngjesit. Në këtë renditje, vendi ynë, ka lënë pas vende si Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Letonia. Në vend të parë në këtë renditje qëndron kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, me një vlerësim prej 8.85 pikë. I dyti në renditje është Valleta, kryeqyteti i Maltës, ndjekur nga Zagrebi i Kroacisë. Helsinki, Finlandë, është kryqyteti europian me vlerësimin më të ulët për restorantet vegjetariane edhe pse është popullsia e katërt më e madhe vegjetariane në Europë./Scan/

Lexo po ashtu:  Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës po dështon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *