“Albatrosi” është një nga poezitë më të bukura të simbolistit Sharl Bodler dhe njëkohësisht, ndër më të njohurat. “Albatrosi” është një nga zogjtë më të bukur, të cilin autori e përshkruan realisht ashtu siç është. I madhërishëm në qiell dhe i plogësht në tokë. Në të vërtetë albatrosi është simbol i vetë natyrës së dyfishtë njerëzore,, e cila përmban si anën pozitive, ashtu edhe atë negative. Poeti e krahason veten me të, por në fakt ai është i krahasueshëm me gjithë njerëzit për natyrën e dyfishtë që “i vishet” në këtë poezi. Shpesh njerëzit (në poezi simbolizohen nga marinarët, detarët) kapen pas anëve negative duke i harruar anët pozitive. Vargu që e paraqet më së shumti këtë kontrast të natyrës njerëzore, është: “I bukur ka qenë, tani gaz i botës shëmti!”.

“Albatrosi”
Marinarët shpeshherë sa për shaka
gjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha,
bashkudhëtarë të plogësht që fluturojnë mbi det
mbi anijen që sipër greminave të njelmta shket.

Porsa t’i vendosin në dërrasa, të mundur
këta mbretër të kaltrisë së ngathët e të përunjur,
të ndjellin mëshirë me ata krahë mbërthyer,
të mëdhenj e të bardhë si rrema të thyer.

Lexo po ashtu:  Microsoft thjeshton programin e versioneve eksperimentale të Windows 10

Ky udhëtar krahëgjatë, sa i pagjallëri!
I bukur ka qenë, tani gaz i botës shëmti!
Njëri ia ngacmon sqepin me çibuk,
tjetri e imiton, e përqesh, e ç’nuk!

Poeti i ngjan këtij princi të reve,
s’e tremb dot stuhia as qitësi i shpezëve!
Syrgjyn në tokë, në bisht të shpotisë ngeci
krahët e tij viganë e pengojnë të eci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *