Kush e solli Doruntinën, vepra epike e Kadaresë, sjellë nga MekuliPress.com.

Gjashtë e gjashtë dymbëdhjetë,
Doruntina trembëdhjetë !..

Ish njëherë e një mot një nënë shumë e mirë i kish dymbëdhjetë bij të hijshëm. Të trembëdhjetën kishte një bijë të bukur mbi shoqet të gjitha, që ia thoshin Doruntinë .
Vasha u rrit e u bë për tu martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi askush nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin askush s’guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndjente veten të zotin për ta marrë për shoqe. Atëherë na vjen një trim i largët; i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkesë dallëndyshen që t’a kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ia jepnin, sepse trimi ndonëse i mirë e i fisëm, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli,

Kostandini donte

T’ia japim zonja mëmë – thosh ai – se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër.

Kostandin biri im, cfarë po thua ti kështu? – ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time? Se në e daça për gëzim, për gëzim nuk do t’a kem; se në e daça për helm, për helm nuk do t’a kem.

Të jap besën zonja mëmë, se kur t’a duash ti Doruntinën, qoftë për gaz qoftë për helm, vete unë e t’a sjell!.
Mëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit u bindën: e vluan dhe e martuan Doruntinën me trimin e largët. Bënë dasmë nëntë ditë. Të dhjetën trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largët. Mëma e vasha qanë me lot kur u ndanë …

… Shumë luftra u luftuan atë mot te dheu ynë, se kish ardhur i huaji t’a shkelte e t’a pushtonte. Të dymbëdhjetë vëllezërit dolën të luftojnë për vendin e tyre dhe u vranë një pas një të gjithë.
Kur iu vra djali i parë, mëma psherëtiu e tha:

Lexo po ashtu:  Poradeci: Si s’u takova dot me Kosovën vullkaneshë, .... më tha se më kërkon në klubin e Lidhjes Prof. Hasan Mekuli, i ardhur prej Kosove.

Biri im unë nuk kam helm e nuk do të të qaj, sepse ti re për dheun tënd e më mbeten dhe njëmbëdhjetë bij të tjerë për luftë.
Kur iu vranë gjashtë, që të gjashtë trima e të dashur, ajo derdhi vetëm nga një lot për secilin e bëri vetëm nga një vajtim. Po kur nisën t’i vriten dhe të tjerët, mëmës iu këput zemra dhe lëshoi një psherëtimë të madhe sa uturoi tërë vendi:

Mjerë unë, ç’helm i madh të mos kem Doruntinën pranë në këtë zi që më mbuloi shtëpinë!
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mëma shkuli leshrat e bardha e thirri:

Bobo, ç’vdekje, e nëmosura vdekje! Ti më more dymbëdhjetë bij e tani kush mund ta dijë a s’ma ke marrë edhe bijën time të vetme, bijën time të dëshiruarën!

Kur u gdhi e shtuna e të vdekurve, mëma vajti te varret e të bijve. Dymbëdhjetë djem kish pasur, dymbëdhjetë varre kish tani… Mbi çdo varr ndezi nga një qiri e bëri një vajtim, po mbi varr të Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bëri dy vajtime, qau me ngashërime dhe thirri tre herë:

O biri im! O biri im! O biri im!..
Edhe tri herë të tjera:

O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb përdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
Kostandin, o biri im, ku është besa që më dhe, se do ma sillje Doruntinën, tët motër? Besa jote vdiq bashkë me ty e kalbet në varr të zi!
Kështu tha dhe e lau gurin me lotët e syve.
Në mesnatë Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bë kalë i zi si nata. Edhe dheu i zi u bë shalë e zezë si nata. Rrotulla që mbante gurin u bë fre i argjendtë. Trimi i hipi kalit, u përkul përpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymë male e fusha, hodhi lumenj e përrenj, la prapa katunde, kodra , pyje…
Kostandini arriti te shtëpia e motrës kur kish dalë dielli. Ajo ndodhi ditë e kremte. Në shesh, përpara shtëpisë, gjeti të bijtë e të motrës, nipërit e tij, që loznin e vraponin pas dallëndysheve, I pyeti:

Lexo po ashtu:  KRYEMINISTRI ZAEV, NJË BURRË SHTETI REFORMATOR DHE PAQËSOR, APO VAZHIMËSI E POLITIKËS SË VJETËR!?

Bij të zemrës, ku është zonja, mëma juaj?

Kostandin, o zoti lalë, – i thanë ata – mëma jonë po hedh valle në fshat, atje tek bëhet dasmë.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parë, pa një luzmë vashash të bukura tek këndonin e vallonin dhe tha me vete : “Të bukura jeni, moj vasha, por për mua nuk jeni, sepse unë s’jam nga kjo botë…”. Dhe u afrua të pyesë:

Gëzuash, o vasha të bardha! A është me ju Doruntina, motra ime?

Shko përpara trim, se do ta gjesh tek kërcen hareshëm veshur me petk të ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytë dhe u mat të pyesë përsëri, po Doruntina e pa vetë dhe i thirri:

Kostandin, o im vëlla!

Dhe iu afrua e përqafoi.
Kostandini i tha:

Doruntinë, motra ime! Eja të shkojmë. Të do zonja mëmë në shtëpi!.
Më thuaj vëlla, si të vij unë atje? Po të më dojë për gaz , do të vete të marr stolitë më të mira, por po të më dojë (mos qoftë e thënë) për helm, do vete të vishem me të zeza.
Eja motër, ashtu si je!.
E mori në vithe të kalit. Kali ikën si shakullimë. Ata kapërcejnë si në ëndërr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e përenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e shikojnë me të drojtur.
Gjatë udhës, motra e pyet vëllanë:

Kostandin, vëllai im, përse shpatullat e gjëra të janë mbushur me myk?
Doruntinë, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave në luftë. Se në vendin tonë u bënë luftra të mëdha, erdhën armiq të na shkelin dhe ne të gjithë dolëm të luftojmë.
Kostandin, vëllathi im, përse flokët e derdhura i ke gjithë pluhur?
Doruntinë motra ime, gjatë udhës kishte shumë pluhur dhe mi pluhrosi flokët.
-Kostandin vëllathi im, përse vëllezërit e mi të bukur si drita, s’kanë dalë përpara të na presin?
Doruntinë, motra ime, ndoshta janë në lodër e s’presin të vemi sonte.
Kostandin vëllathi im, përse dritaret e shtëpisë janë mbyllur sot krejt?
Doruntinë motra ime, i kemi mbyllur se fryn erë e fortë e dimrit nga deti.
Kur arrinë pranë kishës, Kostandini i tha motrës:

Lexo po ashtu:  Miti dhe e vërteta: Cilat janë vlerat e Marksit në shekullin XXI ?

Ti shko përpara se unë dua të hyj të përgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapë në varr të zi. Kali u bë prapë gur, shala u bë dhè dhe freri i argjendtë u bë rrotullë. Dhe përsëri reth e qark zotëroi heshtja e vdekjes.
Ndërkaq Doruntina ngjiti shkallët dhe trokiti gazmend në derë.

Mëmë hapma derën!

Kush je ti që trokëllin aty tek dera?

Hapma zonja mëmë – Jam jot bijë Doruntina.

Ikë tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretë. Ti mi more të dymbëdhjetë bijtë e tani ke ardhur të më
marrësh dhe mua që të mos e shoh më Doruntinën time!

C’po thua ashtu zonja mëmë? Nuk ma njeh zërin? Besa zonja mëmë, jam unë vetë, Doruntina jote.

Ngul gishtin tek vrima e kycit që të ta shoh e të t’a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogël tek vrima e kycit – atë gisht të hollë e të bardhë. Mëma ia njohu sakaq e i hapi derën.

Kush të solli këtu, o zemra ime?

Më solli Kostandini, im vëlla.

Cili Kostandin, moj bijë? Kostandini im ka vdekur bashkë me të njëmbëdhjetë vëllezërit e tjerë. U vranë në luftë…

Dhe si rinin të dyja,
njëra tek praku e tjetra në derë,
plasën si qelqi me verë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *