Egjiptianja Amie Sultan, kërcimtare bellydance, ka ndërmarrë një nismë për ta bërë këtë lloj arti e saj pjesë të listës së trashëgimisë kulturore së UNESCO-s. Shfaqjet e orëve të vona në klubet buzë Nilit janë gjithnjë e më të kërkuara, ndërsa turistët kanë nisur të rikthehen në Egjipt. Ata vijnë nga të gjitha vendet e botës, por në mënyrë të veçantë të pasionuar pas shfaqjeve bellydance janë turistët nga bota arabe. Megjithëse një formë shumë e kërkuar e shfaqjeve live, bellydance po bëhet shqetësim për shkëputjen nga tradicionalja dhe lidhjen gjithnjë e më të fortë me alkoolin dhe kulturën e klubit të natës. Një praktikë që i ka rrënjët e hershme në Egjipt, ky lloj kërcimi po shihet nga shumë vendas si i ngjashëm me striptizën.

“Ajo që ne po shohim gjithnjë e më shumë është që ky kërcim fshihet në këto kabare dhe bare nëntokësore”, thotë Amie Sultan për The Guardian. “Një familje normale egjiptiane që dëshiron të shkojë në teatër dhe të shikojë një shfaqje, nuk do ta shihte kurrë këtë vallëzim.”

Lexo po ashtu:  Nënat e reja të lexojnë këtu, mësoni 6 fakte që duhet t’i dini patjetër për bebet tuaja

Në shoqërinë konservatore të Egjiptit, kërcimtaret përballen me stigmë të fortë shoqërore dhe madje rrezikojnë të ndiqen penalisht për veshjet që konsiderohen shumë të tepruara. “Një nënë do të punësojë një kërcimtare të tillë për dasmën e djalit të saj,” thotë Sultani, “por ajo kurrë nuk do ta lejojë vajzën e saj të bëhet e tillë“.

Bellydance nuk është më ai i dikurshmi. Performueset tani tregojnë më shumë lëkurë dhe u nënshtrohen operacioneve plastike.

Bellydance, një term që u krijua nga kolonizatorët francezë në Egjipt u eksportua edhe në Francë, ku njihet si danse du ventre (kërcimi me bark).

Lidhja e bellydance me seksin ua bën të vështirë jetën kërcimtareve. Gratë që përpiqen ta zgjedhin si karrierë rrezi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *