Kryeministri i pakorruptuar, Albin Kurti, tha se Telekomi i Kosovës do të vendoset në binarët e zhvillimit dhe do të bëhet sërish lider në vend.

Pas vizitës që i bëri këtij institucioni, kryeministri në një konferencë për media, tha se Telekomi duhet të shpëtohet.

“Për disa vjet me qindra miliona euro ka derdhur Telekomi në buxhetin e Kosovës. Ne jemi të interesuar që Telekomin ta bëjmë lider në Kosovë ashtu siç ka qenë. Jemi të interesuar që bashkë ta nxjerrim Telekomin nga kriza dhe ta vendosim në binarët e zhvillimit”, tha Kurti.

Në tetor të vitit të kaluar Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për financimet në dy ndërmarrjet publike, përkatësisht në Trepçë dhe Telekom të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Qosja: - Kjo është kohë e sundimit të dhunës. Me të i çel dyert, që s’i çel mendja dhe i shtrin poshtë grushtet e urrejtjes. Nuk ka tjetër ligj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *