Me 120 km në diametër dhe 192,000 km katror në sipërfaqe, akullnaja Thwaites, në Antarktidë, është më e madhja në botë: vetëm ajo është më e madhe se shteti i Floridës, ose nëse preferoni një krahasim më të afërt është më i madh se Uellsi dhe Irlanda e Veriut të kombinuara. Ajo është gjithashtu, si dhe më shumë se akullnajat e tjera në planet, një bombë me sahat, numërimi mbrapsht i së cilës po përshpejtohet nga ngrohja globale.

Thwaites po shkrihet, dhe siç u diskutua në një takim të Unionit Gjeofizik Amerikan, rreziku është që kolapsi mund të ndodhë në një afat të shkurtër – tre vjet, sipas vlerësimeve më pesimiste. Nëse kjo ndodh, i gjithë planeti mund të preket: nuk është rastësi që Thwaites njihet edhe si “Akullnaja e Ditës së Kiametit”.

Sipas të dhënave të mbledhura nga International Thwaites Glacier Colaboration (ITGC), shkrirja e akullnajës do të shkaktonte një rritje globale të nivelit të detit prej 65. cm. Thwaites është tërhequr prej vitesh për shkak të temperaturave në rritje: çdo vit sipërfaqja e saj humbet rreth 50 miliardë tonë akull, një masë e qartë që tregon diferencën midis akullit të humbur për shkak se u shkri dhe që u rifitua falë reshjeve të borës.

Lexo po ashtu:  Ismail Kadare viziton Gjirokastrën: 'Është bërë si Parisi'

Që nga viti 2000, Thwaites kanë humbur rreth 1 trilion tonë akull dhe ritmi i kësaj katastrofe është dyfishuar gjatë tre dekadave të fundit.

Kjo është arsyeja pse të dhënat e paraqitura gjatë takimit dhe të marra pas shumë vitesh studime mbi gjendjen e Thwaitëve janë veçanërisht shqetësuese. Sipas Ted Scambos, koordinator i projektit ITCG, akullnaja po dobësohet dhe gjithnjë e më shpesh sipërfaqja e saj përshkohet nga thyerje që me kalimin e kohës thellohen dhe zgjerohen; rreziku është që ato të bëhen aq të mëdha sa të ndajnë akullnajën në një mijë pjesë metaforike, “pak si xhami i një makine” sipas Scambos: ka zona të akullnajës që janë shumë afër pikës së thyerjes, dhe në vitet e ardhshme ata mund të lëshonin qindra ajsbergë në oqeanin Antarktik.

Rënia e Thwaites rrezikon gjithashtu të shkaktojë dëme në akullnajat përreth, dhe gjithashtu të çojë në shkrirjen e tyre: në këtë rast niveli i detit mund të rritet jo vetëm me 65 cm, por edhe deri në 3 metra. Ritmi me të cilin po ndodhin këto ndryshime është marramendës, siç u përmend më lart: në tre vjet tashmë mund të na duhet të përballemi me shembjen e akullnajës më të madhe në botë – duke shpresuar që ajo të mos i përshtatet pseudonimit të saj dhe mos të bart me vete Ditën e Gjykimit apo Kiametit. FCS

Lexo po ashtu:  "Unë mund të premtoj të jem i sinqertë, por i paanshëm jo." Ja fjalët më të menqura austriake!

Edel Strazimiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *