Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përjashtimit të Sali Berishës dhe disa eksponentëve të tjerë nga PD. Sipas kryeministrit, kjo është për të qeshur dhe për të qarë, duke theksuar se dy kufomat politike janë në një gjendje dramatike.

“Kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por unë nuk mund të qaj gjithë kohës për gjendjen dramatike ku është opozita, por ndonjëherë edhe qeshim.

Nuk më rezulton që ka pasur anëtarë të kryesisë që të marrin këtë godinë me dhunë dhe ne nuk kemi bërë fortifikime për tu mbrojtur prej tyre. Jemi të gjithë bashkë në një proces në shërbim të njerëzve. Nuk jemi në një proces kacafytje për interesa vetiake sic janë dy kufomat e PD që kane marrë peng demokratët duke u kacafytur me njëri tjetrin. Është një kacafytje që asnjëri mos e lëshojë tjetrin se po ra njëri bie dhe tjetri.

PD është në funksion të zgjidhjes së problemeve të pazgjidhshme të dy individëve. Njeri kufomë politike me seli, tjetri pa seli, njëri i mbyllur në selinë, tjetri i kyçur në listën e zezë.

Lexo po ashtu:  “Përbindëshi” amerikan lundron përballë brigjeve shqiptare, rusët nuk kanë asnjë shans në Mesdhe

Është një moment dramatik për demokratët dhe uroj që demokratët të dalin nga kjo situatë duke kapërcyer këto dy kufomat dhe të shkojnë përpara”, tha Rama.

Rama u pyet edhe per bashkepunim me opoziten, duke theksuar se vazhdon te jete i hapur, pavaresisht se sipas tij Basha dhe Berisha nuk kane legjitimitet.

“Të dy këta përfaqësues të mbetur në këmbë nga e shkuara nuk kanë asnjë legjitimiteti, deputetet e PD prijës janë legjitime sepse janë me votën e popullit dhe përsa kohë do të shohim nëse ka shans për bashkëpunim ne jemi aty për ta bërë këtë. Por situata është e vështirë. Uroj që të jetë një proces që të shkojë drejt një zgjidhje paqësore. Uroj që dhuna dhe fortifikimet të mbeten prapa” u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *