Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka marrë vendim, sipas të cilit votuesit nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

Siç raportojnë mediat serbe, në gjithsej 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova, të cilët do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë.

Vendimi i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi vjen pasi autoritetet shtetërore në Kosovë nuk kanë lejuar hapjen e vendvotimeve për referendumin serb në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës sot miratoi një rezolutë që ndalon organizimin e këtij referendumi kushtetues të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Ky vendim ishte në vijë me qëndrimet e krerëve të shtetit.

Lexo po ashtu:  Kurti për NBC: “Nuk i përjashtoj zgjedhjet e parakohshme, por fillimisht kemi nevojë për sundim të ligjit atje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *