Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se tentimet e Serbisë për të zbehur shtetësinë e Kosovës dhe për të provokuar tensione, janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që të cenohet rendi, ligji e Kushtetuta jonë”, shkroi Mehaj në një postim në Facebook.
“Kushtetuta jonë do të zbatohet në përpikëri në gjithë vendin e në raport me të gjithë. Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë do të funksionojë gjithnjë”, shtoi ministri.

Mehaj i tha këto fjalë pasi në Kuvend u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.




