Irani dhe Kina kanë nisur zbatimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit strategjik me një afat 25 vjeçar. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian gjatë një vizite dy ditore në Kinë.

“Kjo është një nga arritjet e rëndësishme, tha ai pas takimit me homologun kinez, Wang Yi.

Pakti në fjalë u firmos më 27 mars nga ish-ministri iranian, Javad Zarif dhe ai përfshin ndërveprim ekonomik dhe kulturor, duke hapur rrugën për Iranin që të marrë pjesë në projektin kinez të rrugës së re të Mëndafshit. Pritet që ky bashkëpunim të çlirojë 400 miliardë dollarë, një mundësi kjo për Iranin që të kompensojë ekonomikisht veten nga sanksionet e ShBA. Kina është një rival strategjik i ShBA në skenën botërore, por ajo ka me ShBA një problem imediat në Tajvan dhe në Paqësor.

Në këtë kuadër, mbështetja për Iranin, një tjetër vend që ka rivalitet strategjik me SHBA në një rajon me rëndësi si Lindja e Mesme, është një mënyrë për të mbajtur të angazhuar amerikanët në disa fronte, duke provokuar stres për politikën e jashtme të tyre, duke shkurajuar nismat ushtarake në Paqësor dhe përmbi të gjitha duke sfiduar optikën strategjike amerikane mbi zhvillimet në botë.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti niset për në Austri, merr pjesë në Forumin e Ekonomik të Vjenës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *