Ç’kemi! Po të shkruaj unë, vajza që ti e le të shkonte.

Pasi jam ulur e vetme në dhomë duke menduar për gjithçka që ndodhi, mundem vetëm të të them: “Faleminderit”.

Për njëfarë kohe e urreja veten. E pyesja veten përditë se çfarë kisha bërë gabim që të kishte nxitur të largoheshe nga unë. Kjo gjë më trishtonte tmerrësisht shumë. Mundohesha të kuptoja se çfarë mund të bëja për të ndrequr gjithçka, isha e gatshme të ulja edhe veten time përpara teje vetëm që të ishim bashkë. Ndarja me ty më la tërësisht boshe përbrenda dhe nuk po arrija dot të dilja nga ajo gjendje. Ishe pjesë e jetës sime për një kohë të gjatë dhe nuk po mundesha të ecja dot përpara.

Një ditë prej ditësh u zgjova. Më dukej sikur isha zgjuar nga një ëndërr. Në atë moment po arrija ta shihja marrëdhënien tonë në mënyrë më të kthjellët dhe arrita të kuptoja se sa toksike ishte lidhja jonë. Gjërat e këqija po ndodhnin njëra pas tjetrës dhe në asnjë moment nuk ishim plotësisht të lumtur. Dhe në ato momente, gjithçka që ndieja për ty, ishte urrejtje. Më dukej sikur ti qëllimisht doje të më shkaktoje dhimbje dhe më le të vetme.

Lexo po ashtu:  Letra prekëse e një vajze drejtuar ish të dashurit: “Të uroj më të mirat!”

Por me kalimin e kohës, e kuptova se ndarja mes nesh ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte. Kam kuptuar se nuk ka asgjë të bukur në bindjen e dikujt për të të dashur me zor. Ndaj, sot të them faleminderit. Faleminderit që më ke dashur për aq kohë sa ishim bashkë. Faleminderit që më le të largohesha. Faleminderit që nuk arrite t’i kuptoje vlerat e mia. Faleminderit që e konsiderove të mirëqenë dashurinë time për ty.

Ndërkohë që qëndroj e vetme dhe mendohem, mundem thjesht të buzëqesh për çfarë ka ndodhur. Nga çfarë ndodhi, kam mësuar shumë për veten. Kam mësuar edhe ta dua veten time. Nuk ndiej më urrejtje përbrenda. Do të jem përherë falenderuese për marrëdhënien që patëm dhe për gjithçka që më bëre të mësoj.

Sinqerisht,

Vajza që e le të shkonte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *