Një student ka paditur kompaninë Apple Inc duke kërkuar dëmshpërblim rreth 1 miliardë dollarë, duke pretenduar se kamerat e saj e arrestuan pa të drejtë. Ousmane Bah, 18 vjeç, tha se ishte akuzuar për vjedhje nga dyqanet e Apple në katër shtete amerikane dhe u arrestua në shtëpinë e tij në Nju Jork vjeshtën e kaluar.

Ai beson se algoritmet e Apple janë gabuar pasi kanë lidhur imazhet e hajdutit me emrin e tij. Pasi u kontaktua nga BBC, kompania tha se nuk përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës në dyqanet e saj.

Ousmane Bah pretendon se nuk ngjan aspak me hajdutin. Madje zbuloi se një nga akuzat ishte për vjedhjen e një dyqani të Apple në Boston , një qytet të cilin nuk e ka vizituar kurrë. Pafajësia e tij u vërtetua kur dolën datat ku tregohej se adoeshenti ishte në Nju Jork kur u bë vjedhja. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Google ka përfituar 4.7 miliardë dollarë nga faqet e lajmeve në vitin 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *