Sulmet kibernetike që pësuan një sërë mediesh online në Shqipëri vijojnë të rërheqin vëmendjen e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Reporterët pa Kufij” një organizatë e njohur që mbron të drejtat e gazetarëve kudo në botë ka bërë një reagim në Tëitter.
“RSF” shkruan se mediat u vënë në shënjestër pas një publikimi audio komprometues që zbulon përpjekjet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të ndikuar në zgjedhjet FSHF.

“Në Shqipëri, disa media janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike gjatë 2 ditëve të fundit pas publikimit të një audio kompromentuese që zbulon përpjekjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të ndikuar në zgjedhjet FSHF. “Reporterët pa kufij” bëjnë thirrje për një hetim për ndërhyrje të mundshme politike” – thuhet në reagim.
Sulmet kibernetike përfshinë një sërë faqesh online kritike me kryebashkiakun Veliaj duke bërë të duket si një akt i organizuar.




