Ish-Kryeministri Sali Berisha e akuzoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim se gënjeu ku i tha shqiptarëve se zero vendime “non grata” janë kthyer mbrapsht, pasi sipas tij ka të tillë. Por përgjigjen nga Uashingtoni ia kanë servirur sërish të ‘ftohtë’.

Nisur nga këto polemika në distance, dhe nisur edhe nga pretendimet dhe deklaratat e fundit të zotit Berisha, Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në Shtete e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?

Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën.

“Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”, tha zëdhënësi.

Lexo po ashtu:  Baton Haxhiu dje tha “ballafaqimi me Stanishiqin është pjesa më e dinjitetshme e jetës sime”. Por...

Por çfarë është neni 7031(c) i Ligjit vjetor të Buxhetit?

Ky seksion përcakton ndëshkimet që lidhen me Antikleptokracinë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Në këtë seksion përcaktohet papranueshmëria e zyrtarëve të qeverive të huaja dhe familjarëve të tyre të ngushte, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme, të drejtpërdrejta ose indirekte se ata janë përfshirë në korrupsion domethënës, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Për këto arsye këta persona përcaktohen të mos hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse këta nuk kanë aplikuar për vizë më parë. I vetmi përjashtim që parashikohet në nenin 7031(c) të Ligjit për Buxhetin dhe që lejon hyrjen e këtyre personave në territorin e SHBA lidhet vetëm me rëndësinë e zbatimit të ligjit mbi këta persona në territorin e SHBA, pra kur këta persona janë të kërkuar nga drejtësia amerikane, ose kur qeveria e SHBA është e detyruar të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është rasti i detyrimit qe ajo ka me kombet e Bashkuara kur këta zyrtarë duhet të udhëtojnë në Asamblenë vjetore të OKB-së.

Lexo po ashtu:  - Mendime të marra ka çdo njeri veçse i mençuri nuk i tregon.

Por duke iu kthyer deklaratave të zotit Berisha për tërheqjen e vendimeve në disa raste nga qeveria amerikane, RTSH e pyeti sërish Departamentin Amerikan të Shtetit mbi pretendimet e ish kryeministrit shqiptar, duke marrë si përgjigje dallimin mes vendimeve të nenit 7031(c) të Ligjit Vjetor Buxhetit që zbatohet nga Departamenti i Shtetit dhe vendimeve të tjera që lidhen me Departamentin e Thesarit.

“Z. Berisha nuk ishte përcaktuar nën autoritetin e sanksioneve financiare. Sanksionet e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) mbështeten në autoritete të ndryshme. Për një përgjigje lidhur me to, mund të drejtoheni tek OFAC për informacion rreth vendimeve të tyre”, tha zëdhënësi.

Në deklarimin e zëdhënësit sa më sipër, rezulton se z. Berisha i referohet vendimeve te Departamentit të Thesarit për rastet e tërheqjes se vendimeve të mëparshme, ndërkohë që vendimi i shpalljes së tij non-grata është marrë nga Departamenti i Shtetit. Me sa duket, ky ka qenë edhe dallimi që ka dashur të bëjë Ambasada e SHBA në Tiranë kur në dhjetor të vitit të kaluar specifikoi.

Lexo po ashtu:  U akuzua për abuzim me fëmijët, BBC ndalon transmetimin e këngëve të “Mbretit të Popit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *