Rregullatori për transmetim në Gjermani, ka thënë të mërkurën se ka ndaluar transmetimin e kanalit në gjuhën gjermane të televizionit shtetëror rus, RT.

Moska, në anën tjetër, është zotuar se do të hakmerret.

Transmetimi i kanalit “RT DE” është ndaluar sepse nuk ka licencë të mjaftueshme për transmetim”, është thënë në deklaratën e rregullatorit.

“Ky hap nuk ka lë zgjidhje tjetër veçse të nisim zbatimin e masave hakmarrëse kundër mediave gjermane të akredituara në Rusi”, ka thënë ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate.

Ministria ka thënë se masa të njëjta do të merren edhe kundër “ndërmjetësuesve në internet” të cilët kanë fshirë kanalin nga platformat e tyre, referencë për gjigantin teknologjik, YouTube.

“Vendimi i rregullatorit gjerman për media është shenjë se shqetësimet ruse janë injoruar”, është thënë në deklaratë.

Kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, e ka konsideruar këtë vendim si “pakuptim”, duke shtuar se kanali “nuk do të ndalë transmetimin”.

RT DE është bllokuar nga rrjeti satelitor në Evropë më 22 dhjetor, me kërkesë të autoriteteve gjermane, në më pak se një javë prej kur ka nisur transmetimin.

Lexo po ashtu:  Media, kjo regjisore e realitetit

Megjithatë, kanali vazhdon të jetë i qasshëm në internet dhe përmes aplikacioneve në telefona mobilë.

Kanali rus ka thënë se transmeton nga Moska dhe ka licencë serbe për transmetim, çka i jep të drejtë për të transmetuar në Gjermani, bazuar në ligjin evropian.

Rregullatori gjerman ka thënë se kanali e ka bazën në Berlin dhe nuk ka “leje legjitime nën ligjin evropian”.

RT DE ka thënë se do të apelojë vendimin në gjykatë. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *